Kampioni në fuqi i NBA, Golden State Warriors ka marrë edhe fitoren e dytë në finalen e madhe.

Warriors si vendas ishte nikoqir i Cleveland Cavaliers dhe arriti fitore me 19 pikë epërsi 122-103.


Të udhëhequr nga Steph Curry dhe Kevin Durant, Golden State ishin më të mirë se mysafirët në çerekun e parë, dytë dhe të katërt (32:28), (27:18), (31:34), (22:23).

Fundori fantastik, Steph Curry ishte më efikasi në këtë takim me 33 pikë të shënuara, shtatë kërcime e tetë asistime për bashkëlojtarët e tij.

Me lojë të mirë u dallua edhe Kevin Durant që realizoi 26 pikë, pati nëntë kërcime e shtatë asistime.

GettyImages 966996482 (Getty Images)

Ndërkohë paraqitje të mirë kishte edhe Klay Thompson me 20 pikë dhe qendra McGee me 12 të tjera.

Për Cleveland nuk po mjafton vetëm paraqitja e mirë nga LeBron James.

Mbreti pati një tjetër natë të mirë ku realizoi 29 pikë e 13 asistime por nuk u ndihmua shumë nga bashkëlojtarët.

Me 22 pikë e 10 kërcime kontribuoi Kevin Love por që shpërdoroi shumë gjuajtje.

Pas kësaj fitore Warriors udhëheqin serinë finale 2-0 dhe i nevojiten edhe dy fitore për tu shpallur kampionë.

Ndeshja e tretë finale do të zhvillohet në Quicken Loans Arena të Cleveland të mërkurën pas mesnatës. /Telegrafi/

telegrafi sport app