Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni i NBA-së, Golden State Warriors ka shënuar fitoren e radhës, e cila ishte e shtata në kampionatin e ri.


“Luftëtarët” triumfuan si mysafirë në palestrën sportive “Pepsi Center” kundër Denver Nuggets me rezultat 127-108.

Warriors gjatë gjithë ndeshjes ishin në epërsi ndërsa diferencën e bënë në çerekun e tretë, kur realizuan 43 pikë ndërsa pranuan 21 sosh.

Basketbollisti më efikas te mysafirët ishte Kevin Durant me 27 pikë, i cili u ndihmua nga Stephen Curry që realizoi “double-double” në saje të 22 pikëve dhe 11 asistimeve.

Në anën tjetër, Will Barton shkëlqeu para shikuesve të vetë me 21 pikë e tetë kërcime, por që nuk ishin të mjaftueshme për të evituar humbjen.

Pas kësaj, Golden State mbetet lider i Konferencës Perëndimore me shtatë fitore e tre humbje ndërsa Nuggets zë pozitën e dhjetë me pesë fitore dhe po aq humbje. /Telegrafi/ Rezultatet tjera: Chicago 90-96 New Orleans

Minnesota 112-99 Dallas

Detroit 108-99 Sacramento

telegrafi sport app