Tregtimi në Wall Street ka mbaruar për sot, dhe të tre indekset kryesore kanë pësuar rënie të theksuara pas tarifave të presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas të dhënave paraprake, S&P 500 ka humbur 4.85 për qind, Nasdaq Composite ka rënë me 5.99 për qind dhe Dow Jones Industrial Average ka rënë me 3.98 për qind, shkruan skynews.


Kjo është rënia më e madhe e përqindjes ditore për Nasdaq që nga marsi i vitit 2020, në fillim të pandemisë së COVID-19.

Kjo është gjithashtu rënia më e madhe për Dow Jones që nga qershori i vitit 2020, shkruan skynews.

Më herët, Trump mbrojti tarifat pavarësisht rënies së tregjeve, duke u thënë gazetarëve se "mendoj se po shkon shumë mirë. Tregjet do të shpërthejnë, aksionet do të shpërthejnë, vendi do të shpërthejë".

Ndryshe, SHBA-ja i ka vendosur tarifa shumë shteteve botërore duke përfshirë edhe Kosovën me 10 për qind. /Telegrafi/