LAJMI I FUNDIT:

Walker për t’u marrë shembull, dëshiron ta mbyllë karrierën te skuadra e qytetit të lindjes 

Walker për t’u marrë shembull, dëshiron ta mbyllë karrierën te skuadra e qytetit të lindjes 

Kyle Walker është prej vitesh një nga mbrojtësit anësorë më të mirë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Mbrojtësi anglez po vazhdon të luaj në nivele të larta pasi është titullar i rregullt te Manchester City, derisa ka folur për fundin e karrierës.

33-vjeçari është pyetur fillimisht për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, ku nuk e ka përjashtuar si mundësi.


“Nëse vazhdojnë të marrin lojtarë që rrisin cilësinë e kampionatit atëherë pse jo? Por, unë jam në kampionatin më të fortë të botës, Premier League dhe dua të qëndroj ende për shumë kohë këtu”.

Kyle Walker zbulon emrin befasues si kundërshtarin e tij më të fortë ndonjëherë
Lexo po ashtu Kyle Walker zbulon emrin befasues si kundërshtarin e tij më të fortë ndonjëherë

“Për transferimin në Arabi “kurrë mos thuaj kurrë”, të gjithë e dimë që paguajnë shifra të çmendura. Cristiano Ronaldo e hapi rrugën dhe tani duket normale për të luajtur atje”, tha Walker.

Megjithatë reprezentuesi anglez ka thënë se dëshira e tij është që karrierën ta përfundoj në klubin e qytetit ku u lind, Sheffield United.

Walker ka kaluar të gjitha kategoritë në Sheffield United derisa luajti në këtë skuadër deri në vitin 2010 kur pastaj u bashkua me Tottenham Hotspur.

“Por, përsa kohë këmbët dhe trupi im vijojnë në këtë ritëm, unë dua të luaj në nivel të lartë. Mua do të më pëlqente që karrierën ta mbyllja te Sheffield United. Do të doja të shkoja për t’iu përçuar eksperiencë më të rinjve”, u shpreh Walker. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori