LAJMI I FUNDIT:

Walker ende nuk ka arritur te Bayern Munich – por pa ardhur ai ka pakënaqësi te yjet e bavarezëve

Walker ende nuk ka arritur te Bayern Munich –  por pa ardhur ai ka pakënaqësi te yjet e bavarezëve

Kyle Walker ende nuk është lojtar i Bayern Munichut, por ende ai pa arritur nga Manchester City, ka bërë që dy nga yjet kryesorë të ekipit të indinjohen me kushtet e ofruara për anglezin.

Sipas mediave gjermane, lojtarët me emër të klubit janë të pakënaqur me kushtet që po krijon mbrojtësi 33-vjeçar.

Walker do të marrë një kontratë dyvjeçare me Bayern me një opsion për ta vazhduar për një sezon shtesë, gjë që bie ndesh me praktikën e klubit për t’u dhënë lojtarëve kontrata mbi 30 vjet, pasi zakonisht jepet një kontratë njëvjeçare.


Thomas Müller (33) dhe Manuel Neuer (37) kohët e fundit duhej të kalonin nëpër negociata të ngjashme me klubin dhe të dy morën kontrata deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Walkerin, pra, e pret një kontratë deri në verën e vitit 2025, dhe ndoshta edhe për një vit tjetër.

Walker i bën presion Man Cityt që ta lërë t'i bashkohet Bayernit
Lexo po ashtu Walker i bën presion Man Cityt që ta lërë t'i bashkohet Bayernit

Muller kaloi akademinë e Bayernit dhe ka luajtur për ekipin profesionist që nga viti 2008. Neuer ka qenë me klubin që nga viti 2011. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori