Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në sfidën RKC Waalwijk – Ajax, ku portieri i vendasve Etienne Vaessen u rrëzua pa ndjenja në fushë.
Ishte minuta e 85-të e ndeshjes kur Vaessen pësoi një goditje nga sulmuesi i Ajaxit, Brian Brobbey.
Kjo bëri që gjyqtari kryesor ta ndërpresë ndeshjen pasi edhe gjendja emocionale e futbollistëve të tjerë ishte shumë e rënduar.
Tani ka ardhur edhe reagimi zyrtar i skuadrës holandeze RKC Walwijk që kanë sqaruar gjendjen e Vaessen, duke thënë se ai do të mbetet për disa ditë i shtrirë në spital dhe do të mbahet nën vëzhgimin e mjekëve.
“Ne mund të raportojmë se portieri ynë Etienne Vaessen kaloi një natë të qetë dhe po vazhdon te rekuperohet. Tani është e rëndësishme që Etienne të jetë në gjendje të rekuperohet i sigurt dhe vëzhgohet me kujdes në orët dhe ditët në vijim”.
𝗨𝗽𝗱𝗮𝘁𝗲 𝗘𝘁𝗶𝗲𝗻𝗻𝗲 𝗩𝗮𝗲𝘀𝘀𝗲𝗻
In navolging van onze update gisteravond, kunnen wij melden dat onze doelman Etienne Vaessen een goede nacht heeft doorgemaakt en zijn lijn van herstel heeft doorgezet. Voor Etienne is het voor nu belangrijk de komende uren en dagen in… pic.twitter.com/kwqhDOjtDX
— RKC Waalwijk (@RKCWAALWIJK) October 1, 2023
“Prandaj do të dëshironim t’ju kërkojmë t’i jepni atij dhe familjes së tij kohën dhe pushimin e nevojshëm. Në emër të të gjithëve në klubin e Waalwijk, i urojmë shumë forcë Etienne dhe të gjithë njerëzve pranë tij. Shpresojmë ta shohim përsëri në klub së shpejti”, thuhet në deklaratën publike të skuadrës holandeze. /Telegrafi/