Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka proceduar në Kuvendin e Kosovës një nismë legjislative për gjykimin në mungesë të kriminelëve serb, ngase 19 vjet pas luftës ende nuk kanë dalë para drejtësisë kriminelët e regjimit të Milosheviqit që kryen krime në Kosovë.
Kështu ka thënë deputetja e LVV-së Albulena Haxhiu në një konferencë për media, duke shtuar se për më keq jo rrallë herë kanë parë të hyjnë kriminelët të pa penguar në Republikën e Kosovës.
Ajo ka shtuar se së fundmi në kuvend janë zhvillua debate parlamentar sa i takon çështjes së të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, por njëra nga kërkesat e rezolutës së miratuar ishte edhe hartimi i projektligjit për gjykimin në mungesë të personave të akuzuar.
“Pritem se shteti ynë do të padiste për gjenocid Serbinë, por as kjo nuk ndodhi edhe për kundër deklaratave pompoze. Andaj, ne sot si Grup parlamentar proceduam në kuvendin e Republikës së Kosovës këtë nismë legjislative. Pra, nismë legjislative për gjykimin në mungesë të kriminelëve serb. Ky projektligj parasheh ndryshimin e 20 neneve të Kodit të procedurës Penale. Këto nene nuk do të vlejnë më si depozita të Kodit të procedurës penale në rastet e hetimeve dhe gjykimeve të krimeve të luftës”, ka thënë Haxhiu.
Ajo shtoi se institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë kanë pasur emra dhe mbiemra, si dhe dëshmi për krime, ndonëse nuk ka pasur veprime për gjykimin e krimeve të luftës, andaj, sipas saj, kjo nismë legjislative është forma e vetme dhe e fundit që duhet të adresohet ky problem që të ndërmerren hapa për t’i dërguar kriminelët e luftës në burg.
“Ne kemi përgatitur draftligjin që ka në qendër të trajtimit çështjen e gjykimit në mungesë të personave të akuzuar për kryerjen e krimeve gjatë luftës në Kosovë. Misionet e huaja në Kosovë, UNMIK dhe EUEX-i nuk patën si qëllim shqyrtimin e krimeve të kryera nga shteti i Serbisë në Kosovë ndaj shqiptarëve të dhe të tjerëve. Ata kanë qenë në dijeni për hollësi të masakrave, të dhunimeve dhe të mijëra rasteve të dhunës së kriminelëve të ushtrisë dhe policisë së Serbisë në Kosovë. Ata i patën edhe emrat dhe mbiemrat e kriminelëve të luftës, por asnjë herë nuk vepruan. Në të njëjtën vijë qëndruan edhe institucionet e Republikës së Kosovës, madje edhe pas shpalljes së pavarësisë. Shumë pretekste dhe alibi u paraqiten në këto 19 vite për të mos gjykuar kriminelët e luftës, prej gjyqit ndërkombëtar të Hagës deri te pengesat procedurale si kjo e mos lejimit të dënimit në mungesë, secila më e papran ueshme se tjetra”, ka thënë Haxhiu.
Deputetja e LVV, Saranda Bogujevci ka thënë se familjet e prekura nga krimet serbe ende nuk kanë gjetur drejtësi. Ajo tha se është dëshmuar se proceset gjyqësore janë tejet me rëndësi për familjet që janë prekur gjatë luftës.
“Duhet të ndërtohen mekanizma shtetërore që i dënojnë krimet e luftës, njëjtë sikur se janë ndërtuar gjykata për krime të luftës në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë. Ne kemi pasur fatin që ta kemi EULEX-in këtu, ku ka dështuar sa i përket proceseve gjyqësore për krimet e luftës. Unë kam takuar shumë familje që përveç se kanë qenë të zhgënjyer me rezultatet e gjykimeve, në të njëjtën kohë kanë qenë të fyer, të dëmtuar në formës se si kanë shkuar këto gjykime, dhe kjo duhet të ndryshoj. Në përvojën time personale, me rastin e fundit që e patëm si familje, ku i dënuari me 20 vite burg nga gjykata e krimeve të luftës në Serbi është liruar më herët, para se ta përfundojë dënimin. Ka qenë tepër e vështirë, por çka kam arrit me kuptuar, është që procesi që kemi pasur, vendimi që është marrë për dënimin dhe njohja e ngjarjes që ka ndodhur në familje dhe krimi që është bërë, është dokumentuar e cila njihet si krime dhe vuajtje që kemi pasur gjatë luftës. Kështu që kjo është tepër me rëndësi për familjet”, ka thënë deputetja Bogujevci./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës