Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe deputetët Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani.

“Deputetët po arrestohen dhe  përjashtohen nga Kuvendi derisa Kryetari i Kuvendit shan deputetët, jep urdhra për përjashtim dhe zapton atë vend që nuk e meriton. Ai është njeriu më i gabuar për këtë detyrë”, thuhet në njoftimin e VV-së, raporton Telegrafi.


Ndërsa burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se  deputetët Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Fatmire Kollçaku, Arbër Rexhaj e  Shemsi Syla pritet të përjashtohen nga seanca.  /Telegrafi/