LAJMI I FUNDIT:

VV për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti: 100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim…

VV për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti: 100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim…

Lëvizja Vetëvendosje ka numëruar dështimet e Qeverisë Hoti gjatë 100 ditëve të qeverisjes. Ky subjekt politik konsideron se kjo periudhë ishte “100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”.

“Nga qeverisja e mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsionin, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi çkapjen e shtetit u kontrabandua një qeverisje jolegjitime e paligjshme që ju hap Serbisë, menaxhoi në mënyrë katastrofale me pandeminë dhe rifilloi kapjen e bordeve e ndërmarrjeve publike ashtu siç di vetëm klubi i politikanëve të stërvjetëruar”, thuhet në reagimin e VV-së të postuar në faqen zyrtare në Facebook.

“100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”, thotë VV.


Për kritika ndaj Qeverisë Hoti, LVV ka nxjerr titujt e portaleve, lidhur me parregullsitë që e kanë përcjellur ekzekutivin e vendit gjatë kësaj periudhe./Telegrafi/