LAJMI I FUNDIT:

VV organizon sot tryezën me partitë politike, synon konsensus për zgjedhje të reja

VV organizon sot tryezën me partitë politike, synon konsensus për zgjedhje të reja

Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë sot në ambientet e Kuvendit, tryezën e quajtur “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, ku jenë të ftuara subjektet politike në Kosovë.

Në njoftimin e VV-së thuhet se tryeza mbahet me synim të arritjes së konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike.

Ndryshe, partitë politike që janë në pushtet nuk e mbështesin temën e Lëvizjes Vetëvendosje “Zgjedhjet e parakohshme”, që është paraparë të mbahet të premten, edhe pse disa e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.


Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Kosova ka pasur zgjedhje dhe nuk duhet të ketë për momentin të tjera nacionale.

Ai tha se do të marrin pjesë në këtë tryezë, për t’i shprehur qëndrimet e tyre, por sipas tij Kosova ka një proces të rëndësishëm që duhet të kaloj.

Edhe Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, theksoi se do të marr pjesë në këtë tryezë, por nuk e mbështet këtë iniciativë për të shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme.

Kjo është tryeza e tretë me radhë e cila pritet të mbahet të premten, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ku temë kyçe e kësaj tryeze do të jenë zgjedhjet e parakohshme.

Tryeza e parë, ishte thirrur nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kurse e dyta nga njëra prej partive në pushtet, përkatësisht nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Tryeza të tilla janë organizuar për arritjen e konsensusit nacional për tema të mëdha siç janë: dialogun me Serbinë, transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe Asociacionit të komunave serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori