Kronika e mëposhtme ka xhirime ekskluzive, që tregon se si u bartën njerëzit tek qendra e votimeve në Prishtinë nga njerëz që u prezentuan si aktivistë të Vetëvendosjes.

Duke u paraqitur si OJQ, ata u telefononin qytetarëve dhe u ofronin transport për të votuar.


Por ata kishin ngatërruar numrat e telefonit dhe e telefonuan gazetaren e Klan Kosova. Natyrisht, ftesa nuk u refuzua.

Veprimi i tillë është i ndëshkueshëm. Ndërsa, VV nuk ka kthyer përgjigje për këtë rast.

Se si është organizuar transporti, shikojeni videon e mëposhtme. /Klan Kosova/