LAJMI I FUNDIT:

VV kërkon nga Ahmeti që t’u japë pagat punëtorëve të Pallatit të Rinisë

VV kërkon nga Ahmeti që t’u japë pagat punëtorëve të Pallatit të Rinisë

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë përmes një njoftimi për media ka kritikuar Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti se pavarësisht premtimit, nuk u ka dhënë pagat punëtorëve të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

“Sa muaj do të zgjasë java e Shpendit për t’ju dhënë pagat punëtorëve të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve? Sot, me 8 dhjetor, bëhen një muaj që kur Kryetari i Komunës së Prishtinës ka vizituar Pallatin e Rinisë dhe Sportit dhe në bashkëbisedim me punëtorët ka premtuar që pagat e dy muajve, shtator dhe tetor do t’i merrnin brenda javës. Por sot, edhe një muaj pas, punëtorët e Pallatit të Rinisë e Sportit ende nuk kanë marrë pagat dhe tashmë po bëhen 100 ditë pa paga për punëtorët”, thuhet në njoftim.

Sipas VV-së, Ahmeti nuk po arrin të menaxhojë me asnjë nga përgjegjësitë që i takojnë si kryetar, dhe sipas tyre, sikur kjo të mos mjaftonte pretendon të marrë përgjegjësi shtesë në negociatat me Serbinë.


“Punëtorëve të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve duhet që t’iu jipen pagat sa më parë. Çdo vonesë në këtë drejtim iu jep të drejtë punëtorëve për ndërrmarrjen e hapave të paralajmëruar. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë po përcjellë me vëmendje gjithë këtë situatë dhe sigurisht që do të qëndrojë krah punëtorëve”, përfundon kumtesa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
​Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës

​Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës

Lajme
Në 11 komuna përfundon numërimi i votave për kandidatë - KQZ shpalos të dhënat e reja

Në 11 komuna përfundon numërimi i votave për kandidatë - KQZ shpalos të dhënat e reja

Lajme
Mbreti Charles i shkruan Osmanit për 17 vjetorin e pavarësisë: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë

Mbreti Charles i shkruan Osmanit për 17 vjetorin e pavarësisë: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë

Lajme
Mickoski: Nuk është e drejtë që Maqedonia të përballet vazhdimisht me kushte të reja për tu bërë pjesë e BE-së

Mickoski: Nuk është e drejtë që Maqedonia të përballet vazhdimisht me kushte të reja për tu bërë pjesë e BE-së

Lajme
Eksperti i sigurisë: Izolimi diplomatik po rrezikon sigurinë kombëtare, Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-të

Eksperti i sigurisë: Izolimi diplomatik po rrezikon sigurinë kombëtare, Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori