Së pari duhet të ndodhë korrigjimi i kufirit me Malin e Zi, e pastaj të bëhet ratifikimi i tij. Nëse ndodhë e kundërta që ratifikimi t’i paraprijë korrigjimit, kjo është pikërisht mënyra e pamundësisë së korrigjimit.
Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me temë “Shënimi i kufirit me Malin e Zi – Korrektimi para ratifikimit”.
Shefi i Grupit parlamentar i VV-së, Glauk Konjufca tha se nëse është konkluduar se ka gabime në shënimin e kësaj vije kufitare, atëherë së pari duhet të bëhet korrigjimi dhe pastaj ratifikimi.
“Bile edhe presidenti tha që mund të ketë pasur gabime. Atëherë konkludimi im është se së pari duhet të ndodhë verifikimi i gabimeve, kjo do të thotë që korrigjimi i paraprinë ratifikimit. Nëse ndodhë e kundërta që ratifikimi t’i paraprijë korrigjimit, kjo është pikërisht mënyra e pamundësisë së korrigjimit. Pra korrigjimi vdes si mundësi. Nëse hedhet poshtë një version i gabueshëm i demarkacionit me shumicë votash në Kuvend, ky është akt sovran pa kurrfarë rreziku. Nëse ratifikohet një marrëveshje e gabueshme dhe pastaj ka përpjekje post festum për ta prekur atë, pala e dëmtuar ka gjasë të cilësoj këtë si agresion territorial që dërgon në tensione dhe prishje e marrëdhënieve dhe politike dhe diplomatike”, tha ai.
Ndërkaq Ali Lajçi, deputet nga Lëvizja Vetëvendosjes dhe ish anëtar i Komisionit Qeveritar për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, thotë se pika e kufirit është në Qakorr dhe se Qeveria bashkë me komisionin e hershëm, ka marrë mandat të gabueshëm dhe ka vepruar gabimisht, duke krijuar kështu një vijë të re kufitare.
“Nëse dikush sot kërkon që në mënyrë paqësore në Kuvend ne ta votojmë rrudhjen e territorin, me vullnet tonë, është për ta marrë djalli atë dhe do ta mallkojë historia sepse është fakt se territori i Kosovës po rrudhet në mënyrë drastike. Ne do të jemi konsekuent dhe nuk do të bëjmë një shkarje të tillë, sepse kemi përgjegjësi historike, institucionale dhe morale”, tha ai.
E lideri i VV-së, Albin Kurti, tha se në kohet e fundit janë dy zhvillime pozitive dhe dy propozime për gabim në hapa.
Dy zhvillimet pozitive, sipas tij, është gatishmëria e Malit të Zi që të bisedojë dhe gatishmëria e presidentit Hashim Thaçi, për ta pranuar gabimin, por thotë se nuk duhet gabuar në hapa, pasi që së pari duhet të korrigjohet vija kufitare e pastaj të ratifikohet.
Ratifikimi i demarkacionit, sipas tij, mund të bëhet ditën që Kosova e përmbush dhe kriterin tjetër për liberalizim, siç është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kurti po ashtu kërkon që të ndërmerren hapa tjerë si një debat parlamentar për raportin e Komisionit Bulliqi, të nxirret një deklaratë e Kuvendit të Kosovës për fqinjësi të mirë me Malin e Zi dhe me kërkesë për rishqyrtim të marrëveshjes.
Sipas tij, përmes kontakteve të drejtpërdrejta diplomatike t’i kumtohet mos pajtueshmëria Malit të Zi me metodologjinë e përcaktimit të kufirit dhe të fillohet iniciativa e re për një proces të ri të demarkimit, si dhe një hetim parlamentar për marrëveshjen, gjithë rrjedhën, rolin dhe përgjegjësinë e faktorëve të involvuar në këtë proces.
Kurti po ashtu kërkon që të mbahet dhe në konferencë ndërkombëtare lidhur me procesin e përkufizimit dhe shënjimit të kufirit në Kosovë, regjion e më gjerë, si rast për shpalosjen e gjithë të vërtetës.
Ndërkaq profesori Zejnullah Gruda, i cili ka qenë dhe pjesë e komisionit të Bulliqit, thotë se kanë fakte, të cilat nuk mund të ua rrezojë askush.
“Ne kemi vërtetuar se rrugën deri në Kullë e kemi ndërtuar me porosi tonë, me ndërmarrje që ne i kemi angazhuar, parat që ne i kemi paguar. Sinjalizimi që ne e kemi bërë. Mirëmbajtjen që ne e kemi bërë dhe atë s’mund ta ndërroj askush”, tha ai.
Ai lexoi një faksimil të datës 31 tetor 1946, ku thuhet se në pjesën ku përmenden territoret kontestuese në mes republikave, e vetmja pikë kontestuese është pylli Vaganica, i cili duhet t’i takojë fshatit Haxhaj, sepse është marrë padrejtësisht në kohën e Jugosllavisë së vjetër në vitin 1931. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës