LAJMI I FUNDIT:

Aktivistët e VV-së kërkojnë mbylljen e deponisë në Llazarevë

Aktivistët e VV-së kërkojnë mbylljen e deponisë në Llazarevë

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar një aksion simbolik në të cilin thuhet se shpjeguan dëmet nga deponia e mbeturinave në Llazarevë.

Sipas një njoftimi, kjo deponi e cila është vendosur ilegalisht aty në vitin 2011, rrezikon jetën e qytetarëve në fshatrat Bakshi, Llazarevë, Raskovë, Mazgit dhe Milloshevë.

Sipas profesionistëve të kimisë toksikologjike këto elementë të cilat janë gjetur në deponi kanë potencial shumë të lartë kancerogjen.


Aktivistët, njëkohësisht asambleistët e Kuvendit Komunal të Kastriotit, thuhet se kanë bërë disa herë apel për mbylljen e kësaj deponie, thirrje e cila ka rezultuar me premtimin se deponia do mbyllej, gjë që nuk ka ndodhur ende.

“Biznesi i cili ka parcelën me qera është kompania Geokos me pronar Nuredin Humollin. Ky biznes nuk posedon as leje nga niveli lokal e as nga ai qendror. Pra, arsyeja e vetme pse kjo deponi vazhdon te ekzistojë është për shkak lidhjes së afërt që ky pronar ka me Gani Thaçin, vëllaun e Hashim Thaçit”, thuhet në reagim.

“Ne, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! bëjmë thirrje që kjo deponi të mbyllet sa më parë në mënyrë që të sigurohet mirëqenia e të gjithë qytetarëve të Kastriotit”, thuhet ndër tjerash në reagimin e VV-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori