Vushtrria fiton ndaj Kastriotit dhe vazhdon në gjysmëfinale

Fituesja në fuqi, Vushtrria, e ka kompletuar gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Të enjten në ndeshjen e fundit çerekfinale, Vushtrria si vendase e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 33:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:12 për vushtrriaset.
Lorena Matarova ishte më efikasja te Vushtrria me 9 gola. 8 gola i shënoi Donita Kasumi.
Te Kastrioti, Puhiza Gashi realizoi 11 gola.
Të mërkurën në gjysmëfinale u kualifikuan Prishtina, Ferizaj e Istogu.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































