LAJMI I FUNDIT:

Vushtrria dhe Flamurtari ndajnë pikët në javën e nëntë në Superligën e Kosovës

Vushtrria dhe Flamurtari ndajnë pikët në javën e nëntë në Superligën e Kosovës

Vushtrria dhe Flamurtari i kanë ndarë pikët në javën e nëntë në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Të parët ishin vushtrriasit që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Ismet Lushakut në minutën e 30-të, e që pjesa e parë përfundoi me këtë gol.

45 minutëshi i dytë ishte edhe më i zjarrtë, pasi në të u shënuan tre gola të tjerë dhe që në fund doli të mos ketë fitues.


Vendasit arritën që ta dyfishonin epërsinë me golin e shënuar nga Matheus në minutën e 61-të, por më pas Flamurtari u vendos më shumë në fazën ofanzive.

Fillimisht rezultatin për mysafirët e ngushtoi Egzon Krasniqi (68’), e që më pas lojtarët morën zemër dhe shënuan edhe të dytin.

Golin e dytë për Flamurtarin e realizo Torvioll Stullqaku në minutën e 80-të, duke bërë që të dy skuadrat të merrnin nga një pikë.

Pas javës së nëntë, Flamurtari gjendet në pozitën e dhjetë me tetë pikë, të ndjekur nga Vushtrria me një pozitë më poshtë me gjashtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori