LAJMI I FUNDIT:

Vushtrri, kapi bashkëshorten për fyti dhe me kokën e saj goditi murin – babai i nëntë fëmijëve dënohet me 6 muaj burg

Vushtrri, kapi bashkëshorten për fyti dhe me kokën e saj goditi murin – babai i nëntë fëmijëve dënohet me 6 muaj burg

Gjykata e Mitrovicës ka dënuar me 6 muaj burg një burrë nga Vushtrria për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në vendimin e gjykatës që është dhënë më 19 janar, bëhet e ditur se më 16 prill 2022, rreth orës 19:30 në shtëpinë e tij S.M i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore bashkëshortes së tij dhe ka goditur me shuplakë dy fëmijët e tij.

Në aktgjykim thuhet se në gjendje të alkoolizuar me 1,71% alkool në gjak, së pari fëmijët R. dhe S. i ka goditur me nga një shuplakë, e kur ka ndërhyrë bashkëshortja e tij e dëmtuara L. duke i thënë që mos t’i godet më, të njëjtën e ka kapur për fyti dhe me kokën e saj e ka goditur murin.


Nga këto goditje e njëjta ka pësuar lëndime të lehta trupore në formën e ndrydhjeve në pjesën e zverkut të kokës.

Vendimi vazhdon se pas kësaj, e dëmtuara ka ikur në shtëpinë e kunatit të vet dhe me çelës e ka mbyllur derën e hyrjes, por i pandehuri ka vrapuar pas saj dhe e ka thyer xhamin në derë.

Me këtë, sipas Gjykatës së Mitrovicës i pandehuri ka kryer veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Tutje, në vendim theksohet se në dënimin me burgim, të pandehurit i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 16 prilli i vitit 2022 deri më 4 korrik 2022.

I pandehuri, sipas njoftimit, ka deklaruar se dëshiron ta pranojë fajësinë dhe ka shtuar se nuk është dashur që fare ta prekë me dorë bashkëshorten e tij por që i vjen keq për atë se çfarë ka ndodhur, për më tepër për faktin se bashkëshortja e tij kujdeset për fëmijët dhe është i penduar shumë.

Ai ka shtuar se arsyeja se pse mendon që është përsëritur kjo vepër nga ana e tij, ka qenë sepse i njëjti është prind i nëntë fëmijëve dhe rrjedhimisht është tepër i ngarkuar, ndërsa nuk ka dëshirë asnjëherë që të ketë probleme./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori