Filluan të merren me muzikë që në vitet 90-ta, duke u shndërruar në një prej grupeve më të pëlqyera të muzikës‘rock’ në mbarë trevat shqiptare. Marigona është emri që gjithmonë na sjell me freski në kujtesë këngët e bukura të aso kohe që këndoheshin nga ata.
Vokalisti i këtij grupi, Vullnet Sefaja, një emër shumë i njohur për publikun kosovar, i është rikthyer muzikës së fundmi në një projekt të përbashkët për t’i kënduar as më pak e as më shumë se qytetit të tij të lindjes, pra Mitrovicës – megjithëse siç thotë ai, Vullnet nuk ka hequr dorë nga muzika kurrë.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, artisti Sefaja njëherësh edhe biznesmen i njohur, vjen për ta na rrëfyer emocionet e rikthimit me një këngë dedikuar qytetit të lindjes, të rejat në jetën e tij private si dhe atë që të gjithë po e presin…një rikthim të mundshëm të grupit Marigona.
Vullnet, riktheheni pas një kohe të gjatë në muzikë me një projekt kolektiv, një këngë dedikuar Mitrovicës. Na trego pak si lindi ideja për këtë bashkëpunim, dhe për realizimin e kësaj kënge me dedikim?
Të them të drejtën ishte ideja e Ilir Beranit, i cili e kishte bërë një kompozim të një kënge shumë të bukur për qytetin tonë, pra Mitrovicën dhe unë pa hezituar e pranova ofertën e Ilirit .
Si është të rikthehesh pas kaq kohësh, dhe t’i dedikosh këngë qytetit tënd të lindjes?
Është një ndjenjë paksa e përzier për mua në veçanti, sepse ne si grup, pra Marigona, në vitin 1997 e kemi bërë këngën për Mitrovicën, e që sot në vitin 2018 është akoma aktuale dhe nuk është se kam pasur dëshirë të bëj ndonjë kënge prapë për Mitrovicën të llojit të njëjtë, pra të vështirësive në të cilat kalon ai qytet edhe sot e asaj dite, por ja që mua krejt më njohin si një lokalist fanatik dhe unë pranova të jem pjesë e këngës së Ilir Beranit.
Dikur keni qenë shumë aktiv në muzikë në grupin Marigona. Çfarë ndodhi? Pse u tërhoqët nga muzika, duke mos punuar intensivisht si dikur?
Obligimet nëpër të cilat po kaloj, sidomos unë, na kanë bërë që të jemi më jo aktiv, domethënë kryesisht për shkak të kohës dhe obligimeve tjera të cilat na rrethojnë.
Në vitin 2016 mbajtët një koncert gjigant në qendër të Prishtinës. Na trego pak, a keni menduar sërish të riktheheni me një koncert recital?
Koncertet të cilat i kemi mbajt në vitin 2016 kanë qenë për neve një provë fantastike për të parë a ka akoma njerëz që e dëgjojnë Marigonën dhe u tregua se kishim tashmë edhe gjenerata shumë të reja që e dëgjojnë, dhe kemi qenë shumë të gëzuar ku në të gjitha koncertet kanë qenë tri gjenerata të ndryshme, të cilat kanë ardhur në koncert dhe na ka gëzuar fakti që akoma ka kërkesa për ta dëgjuar Marigonën.
A do të realizoni këngë të reja për tregun muzikor shqiptar? Nëse po, kur pritet një tjetër këngë e re nga Marigona?
Unë shpresoj që po, sepse veç kemi filluar të bisedojmë rreth disa projekteve të cilat tash nuk kam mundësi të ju them se cilat janë, por shpresoj që me kohë do të njoftoheni.
Për të gjithë ata që nuk dinë shumë për jetën tuaj. Çfarë pune bën Vullneti tani? Me çfarë merret?
Vullneti qysh prej vitit 1994 merret me shitjen e qeramikave dhe pajisjeve sanitare ‘Kerasan’. Në ndërkohë me kalimin e kohës në biznes, kemi hapur edhe ca biznese tjera dhe merrem me kryesisht me biznes.
Si e shihni ju tregun muzikor sot në Kosovë dhe Shqipëri? Çfarë mendimi keni?
Unë sinqerisht nuk jam në rrjedha që të jap ndonjë përgjigje se si e shoh tregun muzikor në Kosovë dhe Shqipëri, sepse po jam shume i zënë me punët e mia dhe nëse jap ndonjë përgjigje mund të jetë e gabuar, për arsye se nuk kam analizuar ndonjë gjë, por mund të ju them një gjë, që sot ka shumë mundësi të mirë për të depërtuar edhe në tregje tjera, me të cilat na kanë dëshmuar vajzat tona: Rita Ora, Dua e sidomos Era, e cila ka qenë komplet produkt nga Kosova.
“Mes nesh” ka qenë dikur një mega hit, bashkëpunim me artisten Anjeza Shahini. Sa nostalgji ndjeni për këtë këngë, dhe a keni menduar ta sillni ‘remake’?
Ka shumë këngë që janë të realizuar shumë mirë për kohën dhe kushtet në të cilat kemi punuar. Për mua nuk kisha veçu ndonjë, por mendoj që kemi punuar shumë dhe kemi arritur një sukses shumë të mirë, duke iu falënderuar të gjithë atyre që e kanë dëgjuar muzikën tonë, sepse në fund të fundit një artist krijon për audiencë dhe neve kemi pas fatin që audienca të na pranojë shumë mirë dhe u jam shumë falënderues për gjithë përkrahjen që na kanë dhënë dhe akoma vazhdojnë të na japin.
https://www.youtube.com/watch?v=09Bz4VurbSw
Një ditë e zakonshme e Vullnetit: Si nis? Si vazhdon dhe si përfundon?
Nis me punë, vazhdon me punë dhe përfundon me punë (qesh). Pra filloj në 9:00 në punë deri në ora 19:00, pastaj në shtëpi me familje. Rrallë shumë dal sepse nuk kam edhe kohë.
Thënia juaj e jetës?
Mua njerëzit që më njohin e din se jam shumë modest. Një thënie e kam, ju them sidomos sot fëmijëve të mi: “Mos fluturoni, shkelni me këmbë në tokë”.
Vullnet faleminderit shumë që ishe pjesë e intervistës. Cili është mesazhi yt për fund, për lexuesit e Telegrafit?
Faleminderit edhe juve për intervistën. Mesazhi im për fund do të ishte që ta duam dhe ta respektojmë njëri-tjetrin, dhe t’i falënderohemi Zotit, për të gjitha mundësitë që na i ka dhënë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi me thikë në Ferizaj, Skenderi: Viktimat janë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, autoritetet të reagojnë me urgjencë
Çfarë është DOGE, departamenti të cilin do ta bashkëdrejtojë Elon Musk?
Ofendimet ndaj Xhenetës për familje - Xuxi para pak kohësh rrëfeu një histori personale, u takua me vajzën e tij pas 29 vitesh
Rusët iu vërsulën me 30 autoblinda trupave ukrainase në Kursk, ata arritën dhjetë sosh t’i shkatërrojnë – pamje nga beteja
Mosmarrëveshje në komunikacion, policia publikon videon e arrestimit kur një person sulmoi fizikisht një tjetër
Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit