Një vulë balte gati 7.000-vjeçare, e zbuluar në Izrael, mund të jetë përdorur për shumë arsye, përfshirë nënshkrimin për dërgesat, sipas një studimi në Izrael.
Vula u zbulua midis 2004 dhe 2007, së bashku me rreth 150 pjesë të tjera, duke përfshirë qeramikë dhe argjilë, në Luginën Beit She’an të Izraelit. Përveç nënshkrimit dhe vulosjes së dërgesave, ajo gjithashtu mund të ishte përdorur për të mbyllur bare.
Është prova e parë e ndonjë prej këtyre përdorimeve, sipas një deklarate nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit. Kur hapeshin baret, vula prishej, duke dhënë një shenjë se dikush kishte qenë atje.
“Edhe sot, lloje të ngjashme vulosjeje përdoren për të parandaluar ndërhyrjet dhe vjedhjet,” tha një nga bashkautorët e studimit, profesori pranë Universitetit Hebraik, Yosef Garfinkel.
Sipas tij, vula ishte në përdorim tashmë 7.000 vjet më parë nga pronarët e tokave dhe administratorët lokalë për të mbrojtur pronën e tyre. Ajo kishte ‘dy figura të ndryshme gjeometrike mbi të dhe i jep besim ngritjes së praktikave administrative në Levant gjatë historisë”, thonë autorët e studimit.
Shumë vula antike të gjetura në Tempullin e Parë të Jerusalemit që datojnë gati 2.600 vjet kishin një emër personal ose figurë biblike. Por vula e zbuluar së fundi është nga një epokë kur shkrimi nuk ishte ende në përdorim, duke i dhënë një rëndësi dy formave gjeometrike, ndoshta një tregues që dy njerëz ishin përfshirë në një transaksion, ndoshta më larg se Izraeli.
“Pikërisht në këtë lokacion antik kemi prova të kontaktit me popuj nga Mesopotamia, Turqia, Egjipti dhe Kaukazi. Nuk ka asnjë vend parahistorik në Lindjen e Mesme që zbulon prova të tregtisë së tillë në distancë të gjatë me sende ekzotike si ato që gjetëm në këtë lokacion,” tha Garfinkel.
Çuditërisht, vula prej një centimetri u gjet në ‘gjendje të shkëlqyeshme’ për shkak të klimës së thatë. Pasi analizuan vulën, studiuesit përcaktuan se ka të ngjarë që ajo të vinte të paktën 6 milje larg, shkruan Live Science.
Përveç vulës, kishte të dhëna në vendin e gërmimit, se zona dikur ishte shtëpi e njerëzve me ‘pasuri të konsiderueshme’, me plot dyqane dhe materiale.
Shkencëtarët shpresojnë që gërmimet e vazhdueshme në Tel Tsaf do të ofrojnë prova shtesë që të marrin më shumë informacion rreth administrimit të Levantit jugor në periudhën e lashtë kohore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania