LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq, zyrtarit të lartë amerikan: Platforma për Dialog e Prishtinës nuk lë vend për kompromis

Vuçiq, zyrtarit të lartë amerikan: Platforma për Dialog e Prishtinës nuk lë vend për kompromis

Platforma për dialogun, e miratuar dje nga Kuvendi i Kosovës, paraqet thelbin e vendimit për ndërprerjen e dialogut të Prishtinës me Beogradin, ka thënë sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me nënsekretarin për çështjet politike në Departamentin amerikan të Shtetit, David Hale.

Kështu, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili siç ka thënë tutje, madje e ka paralajmëruar prej kohësh shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe ekipin e saj se miratimi i kësaj platforme nuk lë vend për zgjidhje kompromisi.

Brnabiq thotë se Kosova ia bëri “tri goditje” Serbisë
Lexo po ashtu Brnabiq thotë se Kosova ia bëri “tri goditje” Serbisë

Prandaj, ka vlerësuar presidenti serb, platforma është kundër dialogut, sidomos me refuzimin kokëfortë nga Prishtina për të hequr taksën.


Sipas deklaratës, Vuçiq i ka thënë njeriut të tretë të Departamentin e Shtetit se Serbia do të marrë masa në një kohë relativisht të shkurtër për t’iu përgjigjur mos përmbushjes së detyrimeve nga Marrëveshja e Brukselit, futja e një takse dhe vendimit të Prishtinës për t’i dhënë fund çdo dialogu me Beogradin.

Ndryshe, edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë pas seancës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar se vendimi i Prishtinës për dialog “është në kundërshtim me “mendjen e shëndoshë”.

Ekskluzive: Platforma e dialogut thotë se sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm (Dokument)
Lexo po ashtu Ekskluzive: Platforma e dialogut thotë se sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm (Dokument)

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Brnabiq ka thënë se platforma e Prishtinës është goditja e tretë, dhe se Serbia do të reagojë në mënyrë të matur.

“Goditja e parë ishte mosrespektimi i Marrëveshjes së Brukselit nga Prishtina. Sot, 2,149 ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Prishtina nuk ka bërë asgjë, nuk zbatoi asnjë letër të atij dokumenti. Nuk ka asgjë nga Asociacioni i Komunave Serbe, që është obligim i vetëm i Prishtinës dhe shtylla e marrëveshjes”, citohet të ketë thënë ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori