LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq thotë se kërkoi nga SHBA-ja presion më të fortë mbi Kosovën për taksën

Vuçiq thotë se kërkoi nga SHBA-ja presion më të fortë mbi Kosovën për taksën

Presidenti i Serbisë, AleksandAr Vuçiq tha sonte pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në New York, se ka kërkuar nga administrata amerikane të ushtrojë ndikim më të fortë te shqiptarët e Kosovës për të hequr taksat e vendosura në nëntorin e vitit të kaluar.

“Nuk ka dyshim se ne kemi mbështetjen amerikane, pasi ata mendojnë se është e rëndësishme të vazhdojë dialogu Beograd-Prishtinë, në mënyrë që të ruajmë paqen, të shohim të ardhmen dhe të përmirësojmë ekonominë tonë me çdo kusht”, tha Vuçiq, transmeton KP.

Pompeo, pas takimit me Vuçiqin: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi forcon stabilitetin në Ballkan
Lexo po ashtu Pompeo, pas takimit me Vuçiqin: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi forcon stabilitetin në Ballkan

Ai tha se Pompeo dëshiroi të dëgjojë se çfarë mendon Serbia për zgjidhjen e problemit të Kosovës.


“Unë thashë, më duket në mënyrën më të shkurtër të mundshme, cili është pozicioni i Serbisë”, deklaroi Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se Serbia ishte e gatshme të fillojë një dialog të hapur politik me shqiptarët, sapo të hiqen taksat.

“E ardhmja e rajonit varet nga marrëdhëniet tona si dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Sapo të gjejmë një marrëveshje, ne do të sigurojmë një të ardhme për njerëzit”, tha Vuçiq.

Presidenti Vuçiq tha se beson që SHBA-ja do të dëshirojë më fuqishëm të përfshihet në mënyra të ndryshme për zgjidhjen e problemeve në rajon.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori