LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Serbët në Mal të Zi u arrestuan në bazë të deklaratave të komandantit shqiptar

Vuçiq: Serbët në Mal të Zi u arrestuan në bazë të deklaratave të komandantit shqiptar

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq u deklarua sot gjatë ditës mbi akuzat për terrorizëm ndaj të arrestuarve serbë në Malin e Zi, përfshirë edhe ish-shefin e Xhandarmërisë, Bratisllav Dikiç, duke hedhur dyshime se grupi i serbëve të arrestuar, është bërë bazuar në të dhënat e “komandantit shqiptar Selimaj”.

“Do të doja që burgosja e njerëzve nga Zubin Potoku nuk është e bazuar në dëshmitë e Komandantit shqiptar të Policisë, Selimaj, por frikohem se kemi të dhëna që është ashtu. Prandaj, mendoj që kjo nuk ka qenë arsye serioze. Presim të shohim mos ka diçka tjetër. Por, nëse çdo gjë është e bazuar në deklaratat e Selimajt, e për këtë kemi të dhëna, sepse ai i ka paraqitur policisë malazeze përfaqësuesit të lëvizjes “Ravna Gora” (organizatë çetnike v.j) të cilët në fakt janë armiqtë e mi politik”, ka thënë sot Vuçiq.

Gazeta Insajderi ka pyetur së paku tre zyrtarë të Policisë së Kosovës në lidhje me këtë deklaratë, por asnjëri prej tyre nuk ka treguar se kush është komandanti që i referohet Vuçiq.


Flora Ahmeti, zëdhënëse në rajonin e Prishtinës ka thënë të mos ketë ndonjë informacion lidhur me atë se cilit komandant i referohet kryeministri serb.

Njëri prej serbëve të arrestuar për terrorizëm në Mal të Zi, i njohur edhe në Kosovë (Video)
Lexo po ashtu Njëri prej serbëve të arrestuar për terrorizëm në Mal të Zi, i njohur edhe në Kosovë (Video)

Insajderi ka kontaktuar edhe zyrtarin tjetër për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha. As ky nuk ka dhënë ndonjë koment mbi këtë deklaratë apo jo.

Ka sugjeruar të kontaktohet zyrtari tjetër për informim në Policinë e Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

As ky nuk ka dhënë ndonjë informacion.

“Jo, nuk kam njohuri për një çështje të tillë”, ka shkruar Hoti nëpërmjet një mesazhi telefonik.

Edhe ky ka sugjeruar të drejtohen pyetjet tek zyra për informim.

E në anën tjetër, kryeministri serb, ka vazhduar të flas edhe më tutje për komandantin e Policisë që ai i referohet si “komandant i policisë shqiptare”.

Në ndërkohë, agjencia “KosovaPress” raportoi në burime të veta se në mesin e 20 personave të arrestuar gjatë ditës së diel në Podgoricë, të dyshuar për sulme terroriste në ditën e zgjedhjeve parlamentare të Malit të Zi, gjenden edhe 6 persona nga veriu i Mitrovicës.

“Nëse kjo ka qenë arsyeja, atëherë unë nuk mendoj se ka qenë arsye e fuqishme për fjalë të tilla, ose hajde ta presim ndonjë gjë më tepër se deklaratat e Selimaj”, ka thënë kryeministri serb.

E teksa Vuçiqi pret që të dalë diçka më shumë sesa “dëshmitë e komandant Selimaj”, Policia e Kosovës, vazhdon të heshtë rreth këtyre deklarimeve./Insajderi.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori