LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Pranojmë kompromis për Kosovën, por jo poshtërimin

Vuçiq: Pranojmë kompromis për Kosovën, por jo poshtërimin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sonte se Kosova është çështja më e rëndësishme për Serbinë, e cila nëse nuk zgjidhet në mënyrë adekuate do të jetë pengesë në rrugën drejt BE-së.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, Vuçiq përsëriti se është e rëndësishme për të arritur një kompromis, por nuk mund ta pranojnë poshtërimin e Serbisë.

“Vendi ynë asnjëherë askujt nuk ia ka lejuar këtë, por nuk do të lejojë as në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se këtë qëndrim ia përcolli dhe Tuskut.


“Dhe kushdo që drejtohet për të më marrë kokën dhe të them se i ofroj diçka dikujt … Nuk kemi çfarë të ofrojmë ose të shesim diçka që ata para meje nuk e kanë dhënë, por mund të premtoj se do të luftojmë për interesat e popullit dhe shtetit shumë më fuqishëm sesa të tjerët më herët”, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiq ka bërë të ditur t’i ketë treguar Tusk marrëveshjen e Brukselit dhe se Serbia ka përmbushur gjithçka, dhe përsëriti qëndrimin se është e rëndësishme arritja e një kompromisi, transmeton KosovaPress.

“Sot nuk jam optimist, por a kemi të drejtë të heqim dorë, të mos shpresojmë dhe të mos presim një zgjidhje? Ne nuk bëjmë, sepse ne duhet të luftojmë për fëmijët tanë që të mos kenë të njëjtin problem”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se nuk duhet të jemi të verbër dhe se ‘duhet të kuptojmë se çfarë po ndodh rreth nesh në rajon’.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori