LAJMI I FUNDIT:

Lajçak e Vuçiq nga Berlini falënderojnë Gjermaninë për organizimin e dialogut

Lajçak e Vuçiq nga Berlini falënderojnë Gjermaninë për organizimin e dialogut

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sonte në Berlin një takim jo formal me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Paraprakisht kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka pritur në takime të ndara Kurtin, Vuçiqin dhe Lajçakun.

Lajçak ka mirëpritur mundësinë për një darkë jo formale me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, ku është diskutuar rreth dialogut.


“Mirëpresim mundësinë për diskutime rreth dialogut, në një darkë joformale, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, në Berlin. Faleminderit Qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi Lajçak në Twitter, transmeton Telegrafi.

Edhe presidenti serb, Vuçiqi, ka falënderuar nikoqirët gjermanë për organizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Faleminderit nikoqirëve gjermanë për organizimin e dialoguar mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq, në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

Pas takimeve të ndara me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Kurti e Vuçiq janë takuar sonte në një darkë të përbashkët në Berlin me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërsa, në konferencë shtypi pas takimeve me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, kancelari  Scholz, tha se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi është i një rëndësie “të madhe” për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, ashtu si dhe për integrimin evropian të të dyja vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori