Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave Serbe mund të formohet vetëm në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe parimet e saj dhe panin implementues.
Në qëndrimin e BE-së, të cilin ia ka përcjellur sot agjencisë së lajmeve Tanjug, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, se Asociacioni i Komunave serbe do të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës dhe komentet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi marrëveshjen e Brukselit, Presidenti Vuçiq, ka thënë:
“Le të tregojnë ku shkruan kështu”, tha ai.
Presidenti Vuçiq ka thënë për televizionin publik serb RTS se është i habitur me atë deklaratë dhe potencoi se përfaqësuesit e BE-së nuk janë më neutral ndaj statusit në qoftë se për ta është e rëndësishme përputhshmëria Asociacionit me Kushtetutën e Kosovës, përcjell Telegrafi.
“Jam i befasuar me një deklaratë e tillë, sepse unë kam thënë 100 herë në Bruksel se Asociacioni do të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, parimet dhe planin e zbatimit dhe vetëm në përputhje me të. Ne nuk jemi në Bruksel, sepse dakordohem me ekzistencën e shtetit të Kosovës, pavarësisë së Kosovës, por është e kundërta. Ne jemi këtu për të negociuar për gjithçka, për çka nuk pajtohemi”, tha Vuçiq.
“Mendoj se duhet me kokë të ftohtë gjithë këtë ta shqyrtojmë”, tha presidenti serb, duke shtuar se nuk ka thënë rastësisht se duket sikur bota po shkon drejt një konflikti të madh.
“Ne vetëm duam ta ruajmë veten në gjithë këtë”, shtoi ai.
“Le të flasin ata. Ne kemi dokumente, kontrata dhe marrëveshjen e Brukselit në të cilën ajo nuk thuhet. Unë e di përmendësh marrëveshjen e Brukselit. Njerëzit në Serbi kanë teori konspirative, dhe shpikin se çka thuhet në marrëveshje. Ju bëj thirrje atyre që ta lexojnë çfarë shkruan”, tha Vuçiq, duke treguar se gjithçka mund të lexohet në faqen e internetit të Qeverisë së Serbisë.
Sipas tij, deklarata e Kocijançiqit është e mirë për shkak se tregon në mënyrë të qartë se çfarë janë negociatat në Bruksel, sa e vështirë është dhe me çfarë po përballemi atje.
“Ata padyshim duan pavarësinë e Kosovës, kjo është e qartë për ne tani, neve na mbetet ta shohim atë që ne duam me vete, si duam, dhe mua më duket se pas gjithë kësaj është plotësisht e qartë, se jo gjithmonë e bëjmë atë që duhet të bëjmë, sepse ndonjëherë duhet të bëni diçka që nuk ju pëlqen, por të paktën është e qartë se kush është miku ynë dhe cilin nuk mund ta quajmë mik”, tha Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët