LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Emërimi i Grenell, lajm befasues

Vuçiq: Emërimi i Grenell, lajm befasues

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se për të është befasues lajmi i emërimit të Richard Grenell, si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se gjatë ditës (më 4 tetor) do të zhvillojë një bisedë telefonike, me Richard Grenell, që është edhe ambasador i SHBA-së në Gjermani.

Pas një takimi në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbe, Vuçiq tha se bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë zhvilluar nën ombrellën e Bashkimit Evropian dhe se përfaqësues i posaçëm ka qenë Matthew Palmer.


“Presidenti amerikan, Donald Trump, tash ka bërë një emërim të ri dhe unë menjëherë sot do të kem një bisedë telefonike me ambasadorin Grenell. Ai, padyshim se është njeri serioz dhe ka besimin e presidentit Trump. Pra, do të shohim se në çfarë drejtimi do të shkojë”, tha Vuçiq.

Emërimi i ambasadorit Grenell është mirëpritur nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në për Ballkanin Perëndimor. /Rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori