LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq e pranon se është duke u vëzhguar nga shërbimet ruse të inteligjencës

Vuçiq e pranon se është duke u vëzhguar nga shërbimet ruse të inteligjencës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në një intervistë se, shërbimet ruse të inteligjencës veprojnë në Beograd dhe la të nënkuptohet se ato e vëzhgojnë atë.

Në pyetjen nëse ka komunikuar me ambasadorin rus në Beograd para udhëtimit në Uashington kur u arrit marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, Vuçiqi, deklaroi se, “mos i nënvlerësoni shërbimet ruse të inteligjencës”, duke e lënë në gjysmë fjalinë.

Më pas ai tha se për gjithë marrëveshjen e kishte njoftuar edhe Vladimir Putinin.


Duke komentuar këtë, njohësi i çështjeve të sigurisë Agim Musliu, ka thënë se Vuçiqi frikësohet shumë nga rusët, veçmas nga shërbimet e tyre të inteligjencës.

“Aleksandar Vuçiqi duket qartë se frikësohet nga shërbimet ruse të inteligjencës dhe mbrëmë në këtë intervistë nuk guxoi ta vazhdojë mendimin për ta. Ai vetëm e pranoi se shërbimet ruse të inteligjencës vazhdimisht e vëzhgojnë politikën e tij”, ka deklaruar Musliu për Kosovapress.

Ai e sheh këtë në aspekt më të gjerë, duke e ndërlidhur me një periudhë më të gjatë kohore raportin Vuçiq – shërbime sekrete ruse.

“Vuçiqi është frikacak. Para një viti i pyeti rusët me atë pse-në e madhe për rastin e quajtur Kleban, kur oficeri rus i inteligjencës po merrte informacion sekret nga një ish-zyrtar ushtarak serb. Dukej që ishte i hidhëruar në rusët. Kurse, deklarata e mbrëmshme tregon se ai ose është duke u frikësuar nga ta, ose është duke u punuar prapa shpinës”, tha ai.

Në fund të vitit të kaluar, Serbinë e tronditi rasti i spiunazhit “Kleban”. Edhe shërbimi serb i inteligjencës BIA kishte dalë publikisht dhe kishte pranuar se rusët kishin vepruar fshehtazi në Beograd kur po përpiqeshin që merrnin informacion ushtarak në Serbi.

Agim Musliu thotë se, raportet e Serbisë dhe Rusisë tash për tash duket se nuk janë aq të brishta, por se evidenton faktin se aty ka një mosbesim reciprok.

“Nëse e shikoni këtë mozaik, atëherë e vëreni se edhe në protestat që ndodhën gjatë verës në Beograd, pati një tension ruso-serb. Aty kishte edhe operativë rusë të inteligjencës dhe proksi rusë. Edhe në këtë rast, Vuçiqi pati reaguar. Por, vërtet ai është frikacak dhe kështu po e qet në lajthitje edhe Bashkimin Evropian, i cili vazhdimisht ka kërkuar nga ai që të pozicionohet ndaj Rusisë sipas politikave evropiane”, ka thënë Musliu.

Shërbimet ruse të inteligjencës kanë shtuar praninë në Ballkanin Perëndimor në vitet e fundit. Në vitin 2016, dy oficerë rusë kishin provuar që përmes një organizimi në mes të serbëve ta vrasin presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Megjithatë, ndërkohë shumë vende të Ballkanit dëbuan punonjës të ambasadave ruse nga vendet e tyre, duke i dekonspiruar ata si spiunë rusë. Ky reaksion zinxhiror pati pasuar pas rastit Skripal në Londër. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan

Evropa
Kalo në kategori