LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Dje kemi punuar 17 orë edhe pse të dehur, apo jo Edi Rama?

Vuçiq: Dje kemi punuar 17 orë edhe pse të dehur, apo jo Edi Rama?

Mbrëmë përfaqësuesit e “Open Balkan” ishin në qendër të kritikave shkaku i argëtimit të tepërt në Beograd.

E gjithë dita e degustimit të verërave u pasua me darkë në presidencën serbe. Por, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq thotë se dje ka punuar 17 orë.

Ai ka vizituar çdo stendë të panairit të verërave dhe ka shijuar pothuajse çdo verë, madje u mburr “Ata që numëruan që në fillim, piva 100 gota, s’ka kuptim, do të vijmë sërish të shtunën, përshëndetje pronarit”.


https://www.youtube.com/watch?v=y7kth4XpK9o

Sot ai thotë se kaq shumë verë nuk i ka penguar në punë. “Mbrëmë kemi punuar – deri kur Edi (Rama) – deri në 12:30, patëm bisedime serioze me Çavuşoglu dhe të gjithë mes nesh. Në orën 12:30 mbaroi dita ime e punës. Mund ta imagjinoni sa të suksesshëm do të ishim po të ishim esëll, po mos të deheshin ndonjëherë, kështu që dje kemi punuar 17 orë të dehur”, tha Vuçiq, raporton N1.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama shpjegoi se dita e djeshme mund të kishte nisur me një konflikt, por nisi me një dolli dhe kështu doli në mbrojtje të Vuçiqit.

“Kam dëgjuar që opozita mendon se presidenti ka qenë pak i dehur dhe mendoj se është e dehur të akuzosh dikë se pi duke qenë esëll dhe në fakt je në të njëjtën gjendje”, tha Rama.

Presidenti i Serbisë ka njoftuar gjithashtu se të shtunën do të jetë në panairin e verës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun

"Dy këmbë në të njëjtën kohë", astronauti nxit reagime me mënyrën se si i vesh pantollonat në hapësirë

Fun
Akademitë e policisë në Japoni po i mësojnë oficerëve grimin - ja pse

Akademitë e policisë në Japoni po i mësojnë oficerëve grimin - ja pse

Interesante
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Kalo në kategori