LAJMI I FUNDIT:

Vritet një person nga shpërthimi në Smolicë të Gjakovës

Vritet një person nga shpërthimi në Smolicë të Gjakovës
Foto: Ilustrim

Një shpërthim, që ka ndodhur në fshatin Smolicë të Gjakovës, i ka marrë jetën një personi në orët e hershme të mëngjesit sotëm.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë ne Rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Ajo thotë se policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.


“Sot, më 14. 10. 20218, në ora 08:00 Stacioni Policor në Gjakovë përmes telefonit ka marr informatën se në fshatin Smolicë të Gjakovës ka shpërthyer një mjet eksplozivi.

Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës H. A. – 61 vjeçar, i cili para shtëpisë tij kishte gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një mjeti eksplodues”, ka thënë Podrimaj, për Telegrafin.

Sipas zëdhënëses, të gjitha njësitë relevante të Policisë Kosovës kanë dal në vend të ngjarjes së bashku me Kryeprokurorin e Shtetit nga Prokuoria Themelore e Gjakovës, FSK-ja dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilat po punojnë intensivisht të hetohet dhe ndriçohet ky rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori