LAJMI I FUNDIT:

Vritet një 35-vjeçar në Babimoc të Obiliqit

Vritet një 35-vjeçar në Babimoc të Obiliqit
Foto:

Sot rreth orës 14 në fshatin Babimoc të Obiqiit ka ndodhur një vrasje, ku viktimë është një 35-vjeçar. 

Vrasjen në Babimoc e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar.

“Rreth orës  14:00 policia ka marrë informatën se një person rreth 35 vjeç, me plagë nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete është pranuar në QKUK në Prishtinë”, tha Ahmeti për Telegrafin.


Ajo ka thënë se menjëherë njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative e hetimore për të sqaruar dhe ndriçuar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Zëdhënësja Ahmeti tha se “sipas informacioneve të para, të siguruara nga policia, është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babimoc të Obiliqit”.

Sipas Ahmetit, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri në sqarimin e plotë të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Ajo tha se lidhur me këtë policia ka arrestuar  F. T. ( 1991), si  të dyshuar për vrasjen.

“Policia po vazhdon hetimet deri në sqarimin e plotë të rrethanave”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori