Vriten katër ushtarë izraelitë në Gaza

Izraeli ka njoftuar për humbje të reja në radhët e ushtarëve.
Katër ushtarë izraelitë u vranë sot gjatë luftimeve në veri të Gazës.
Ushtarët u identifikuan - të gjithë të moshës 20-22 vjeç - si Yehonatan Joni Keren nga Moledet, Nisim Meytal nga Hadera, Aviv Gilboa nga Neve Tzuf dhe Naor Haimov nga Rosh Ha'ayin.
Një tjetër ushtar u plagos rëndë gjatë luftimeve, shtoi ushtria, shkruan timesofisrael.
Ata të gjithë shërbyen në njësinë elitare Multidomain, ose Njësinë "Ghost".
Ndryshe, forcat mbrojtëse izraelite ende janë duke i hetuar rrethanat e incidentit vdekjeprurës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/10/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































