LAJMI I FUNDIT:

Vriten 11 civilë në Jemen, katër prej tyre janë fëmijë

Vriten 11 civilë në Jemen, katër prej tyre janë fëmijë

Të paktën 11 civilë, përfshirë katër fëmijë, u vranë pranë portit të Hodeida në Jemen, në luftën midis forcave qeveritare dhe hutusëve.

Qeveria e Jemenit fajësoi për sulmin rebelët Hutu, megjithatë, një zëdhënës i grupit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment, shtoi AP.

Organizata Save the Children tha se sulmi ndodhi të dielën, kur copëzat goditën një shtëpi në qytetin Durayhimi, në jug të portit të Hodeidah, përmes së cilës kalojnë 70 për qind e importeve humanitare dhe komerciale të Jemenit.


Dhjetë persona të tjerë u plagosën në sulmin gjatë mbrëmjes së kaluar.

“Është e frikshme kur ju dëshmoni se gjithnjë e më shumë fëmijë po humbin jetën në shtëpitë e tyre, ku ata duhet të ndjehen të sigurt, të luajnë dhe të mësojnë,” i tha Javier Hubert Save, drejtori i Save the Children. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori