Ndërtimi i një rrugice në Hajvali të Prishtinës nxiti një konflikt tragjik mes dy djemve të axhës të familjes Gashi. Për disa pëllëmbë tokë, D. Gashi dyshohet se theri me thikë në zemër djalin e axhës, Nehat Gashin. Ngjarja ndodhi të hënën rreth orë 19:00, para supermarketit të lagjes “Byqma”, që ishte pronë e viktimës.
44 vjeçari D. Gashi, nga Hajvalia, mbrëmë rreth orës 19:00 theri me thikë për vdekje djalin e axhës së tij, Nehat Gashin (40 vjeç). Deri te konflikti mes familjarëve çoi një mosmarrëveshje për kufirin e tokave të tyre, e që duhej liruar për të vazhduar ndërtimet në lagjen më të madhe të kryeqytetit.
Konflikti që përfundoi me vdekjen e Nehat Gashit ndodhi pranë supermarketit “Byqma” që është pronë e viktimës.
40 vjeçari u varros pasdite, një ditë pas tragjedisë, në varrezat e Hajvalisë.
Familja Gashi, të tronditur nga rasti, nuk kanë pranuar të rrëfejnë hollësisht për rrethanat që kanë çuar deri te konflikti.
Por ata pretendojnë se viktima dhe dorasi deri në ditën kritike kishin pasur raporte të mira mes vete dhe se ndodhia ishte tejet e papritur.
“Kanë pas raporte shumë të mira, janë dashtë si vëllezër, rasti ndodhi krejt pa pritur”, i tha shkurt Gazetës Express një familjar i viktimës.
E disa të afërm të tjerë, duke mos dashur të flasin shumë, lanë të kuptohet se sulmuesi D. Gashi ishte i sëmurë psikik.
Sido që të jetë, D. Gashi është arrestuar disa orë pasi ndodhi vrasja. Njoftimi u dha nga vetë policia e Kosovës, e cila tregon se dorasi u dërgua në mbajtje me urdhër të prokurorit.
“Në lidhje me rastin raportohet se me 13.06.2016 është arrestuar i dyshuar mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të njëjtit njoftuan edhe për vrasjen dhe se viktima kishte ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar, pas një mosmarrëveshje rreth një rruge ka sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK dhe si pasojë e lëndime të marra i njëjti ka ndërruar jetë”, njofton Policia.
“Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar thikën me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport, shkruan GazetaExpress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës