LAJMI I FUNDIT:

Vreshtaria dhe verëtaria bashkon Kosovën dhe Kroacinë

Vreshtaria dhe verëtaria bashkon Kosovën dhe Kroacinë

Është bërë nënshkrimi i marrëveshjes bashkëpunuese mes Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec me Institutin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë së Kroacisë, qëllimi i së cilës është organizimi i trajnimeve dhe ofrimi i ekspertizës në sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë.

Me këtë marrëveshje parashihet edhe shtimi i mundësisë së bashkëpunimit si dhe përgatitjen e programeve të përbashkëta për fondet dhe projektet nga Bashkimi Evropian, e po ashtu edhe këmbimin e ekspertëve dhe shkëmbimin e përvojave në krijimin e praktikave më të mira në lidhje me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e kadastrit të vreshtave dhe kontrollit të kualitetit të verës.

Kjo marrëveshje do të ndihmojë edhe në ndërlidhjen e sistemeve ekzistuese dhe krijimin e një platforme të përbashkët për përdorimin e GIS në bujqësi, kontrollin e produkteve bujqësore, sigurinë e konsumatorëve dhe sistemin e subvencionimit.


Bekim Hoxha, drejtor i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë në kuadër të MBPZHR-së, tha se kjo marrëveshje është me iniciativë të Ministrisë së Bujqësisë, dhe se sipas tij qëllimi i kësaj të fundit është ofrimi i ekspertizës nga ekspertë kroatë.

“Për qëllim ka bashkëpunimin në ekspertizë, posaçërisht në sektorin e laboratorit meqë ne kemi bërë një akreditim të laboratorit me standarde nacionale sipas ISO standardit 17 zero 25. Qëllimi kësaj është organizimi i trajnimeve, ofrimi i ekspertizës nga ana e kroatëve – ekspertiza e tyre do t’i ndihmojë ekspertët tonë në raport në ngritjen e cilësisë së kualitetit të verës sidomos menaxhimin e kontrollit të verës”, ka thënë Hoxha.

Hoxha, tha se MBPZHR-ja, ka miratuar dhe një strategji në bashkëpunim me GIZ-in, ku sipas tij synimi dhe objektivi kryesor i kësaj strategjie është që të zhvillohet sektori i vreshtarisë dhe verëtarisë.

Ndërsa, Ivana Petric, nga Instituti i vreshtarisë dhe verëtarisë në Kroaci, u shpreh se ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm dhe do të jenë aq sa kanë mundësi të ndihmojnë, por se sipas saj ky bashkëpunim do të jetë në mënyrë konstante i cili do të ofrojë ekspertizë të të dy palëve.

Petric pohoi se kjo marrëveshje do të ndihmojë në shkëmbimin e përvojave të ekspertëve kroatë. /kp/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori