Në fjalën përfundimtare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, mbrojtësi i të akuzuarit Shefki Asllani, avokati Mahmut Halimi, ka kërkuar nga gjykata që i njëjti të shpallet i pafajshëm, ndërsa mbrojtësi i palës së dëmtuar kërkoi dënimin e tij.
Prokurori Genc Nixha, fjalën e tij përfundimtare e ka dorëzuar gjykatës në formë të shkruar dhe gjithashtu ka kërkuar nga gjykata që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe t’i shqiptojë dënimin maksimal të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Shpetim Mehmeti, avokat i palës së dëmtuar, Lutfi Fazliju, gjithashtu fjalën përfundimtare e kanë dorëzuar gjykatës në formë të shkruar, duke theksuar se vrasja e kryer nga ana e të akuzuarit Asllani është një vrasje e kryer me paramendim dhe se i ndjeri ishte duke kryer vetëm punën e tij.
Avokati i të akuzuarit Shefki Asllani, Halimi, gjithashtu ka dorëzuar gjykatës fjalën përfundimtare në formë të shkruar, duke i theksuar gjithashtu gjykatës që të merren parasysh edhe ekspertizat e dhëna nga ana e ekspertëve të forenzikës së psikiatrisë dhe balistikës.
Ndërsa, i akuzuari Asllani ka deklaruar se ndjen keqardhje dhe dhimbje për atë se çfarë ka ndodhur dhe gjithashtu ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Pajtohem me avokatin tim ndjehem keq dhe ndjej keqardhje e dhimbje për atë se çfarë ka ndodhur, por nuk ndihem fajtor”, tha Asllani.
Ndryshe, kjo çështje penale, me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), më 19 nëntor 2022, është transferuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në Gjykatën Themelore në Prizren. Përveç rastit të të akuzuarit Asllani, kjo Gjykatë kishte pranuar edhe 8 raste të tjera të natyrës penale në Departamentin e Krimeve të Rënda.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 28 tetor 2021, kishte ngritur aktakuzë kundër Shefki Asllanit, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.5 të Kodit Penal.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Asllani, më 17 prill 2021, rreth orës 12:40, në Mitrovicë, në rrugën “Adem Voca”, në brendi të Tregut të Gjelbër, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin V.F., në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut, vije deri te konflikti fizik, ku së pari tani i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, me ç‘rast i pandehuri nxjerr revolen nga brezi dhe shtie në viktimën, duke e goditur në pjesën e përparme të trupit, e si pasojë e lëndimeve vdes.
Në aktakuzë, po ashtu thuhet se si pasojë e të shtënave të të pandehurit janë plagosur edhe i dëmtuari, Lutfi Fazliu si dhe kalimtari i rastit Agim Abdullahu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

PTHP Shkup ngre aktakuzë ndaj tre personave, dyshohen për djegien e një lokali

A do të na gjej fundi i marsit me Kuvend të konstituar e qeveri të formuar?

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit