Vrasja në Veles, Prokuroria: Ishte në fuqi ndalesa për t’iu afruar viktimës

Nuk po ndalen reagimet pas vrasjes dyfishtë në Veles. Pas informacioneve se vetëm pesë ditë para krimit gjykata i kishte hequr masën e arrestit shtëpiak 39-vjeçarit nga Shkupi, reagoi Prokuroria Publike.
Prej andej sqarojnë se prokurori nuk kishte kërkuar heqjen e të gjitha masave, por kishte mbetur ndalesa për t’iu afruar të dëmtuarve.
Kujtojnë se i akuzuari më parë ia kishte djegur makinën babait të viktimës dhe kishte vazhduar t’i dërgonte mesazhe, ndërsa MPB po punonte për grumbullimin e provave.
Prokuroria shton se edhe sikur të ishte kërkuar paraburgim, ai nuk do të kishte më efekt pas shpalljes së dënimit me kusht më 10 shtator.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































