Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Sharban të Komunës së Prishtinës, ku një person  60 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve me armë të zjarrit e dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se ngjarja fatale ka ndodhur si pasojë e disa mosmarrëveshjeve në mes familjarëve, përkatësisht në realacionin, djem të axhës, raporton Klan Kosova


Motivi i vrasjes sipas policisë ende nuk dihet.

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen dhe plagosjen e dy të tjerëve, ndërkohë që është vënë në kërkim edhe pas të dyshuarit të gjashtë.

vrasja

vrasja1

vrasja2