LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Kim Jong-un, hakerët vodhën “planin e veprimit” të hartuar nga SHBA-të dhe Koreja e Jugut!

Vrasja e Kim Jong-un, hakerët vodhën “planin e veprimit” të hartuar nga SHBA-të dhe Koreja e Jugut!

Hakerët nga Koreja e Veriut thuhet se kanë vjedhur një kopje të madhe të dokumenteve ushtarake nga Koreja e Jugut, përfshirë një plan për të vrarë udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Rhee Cheol-hee, një ligjvënës i Koresë së Jugut, ka thënë se informacioni ishte nga ministria e mbrojtjes e vendit të tij.

Dokumentet e komprometuara përfshijnë “planet në rast lufte” të hartuara nga SHBA dhe Koreja e Jugut.


Ato gjithashtu përfshijnë raporte për të gjithë komandantët e lartë të aleatëve.

Gjithsesi, siç thuhet më tej, Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut ka refuzuar deri tani të komentojë mbi pretendimin.

Ky veprim i hakerëve thuhet të ketë ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Në maj, Koreja e Jugut tha se një sasi e madhe e të dhënave u vjedh dhe se Koreja e Veriut mund të ketë shkaktuar sulmin kibernetik – por nuk dha detaje për ato që janë marrë.

E Koreja e Veriut e kishte mohuar këtë pretendim. /Telegrafi/