LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e gazetarit, Trump paralajmëron pasoja për Arabinë Saudite

Vrasja e gazetarit, Trump paralajmëron pasoja për Arabinë Saudite

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se së shpejti do të bisedojë me princin saudit Mohammed bin Salman në lidhje me atë nëse në përgjithësi dhe çfarë pasojash priten për Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Ai tha se së pari do të konsultohet me Kongresin amerikan për të formuar një përgjigje adekuate dhe se këtë do ta bëjë deri të martën, njofton AP.

Kreu i shtetit amerikan ka përsëritur javën e kaluar se i kundërvihet çfarëdo situate që do të vë në pikëpyetje marrëveshjen për shitjen e armëve me Arabinë Saudite, në vlerë mbi 100 miliardë dollarë, por do të konsiderojë edhe vendosjen e sanksioneve, transmeton kp.


Presidenti i SHBA-së tha të premten se beson versionin saudit të ngjarjes, se gazetari u vra gjatë një përleshjeje me më shumë se 10 agjentë sauditë.

Por, Trump ndryshoi qëndrimin një fite më vonë, kur tha për Washington Post, se ai beson se versioni saudit i ngjarjes ishte “një gënjeshtër dhe konspiracion.”

Khashoggi u zhduk më 2 tetor, pas hyrjes në konsullatën saudite në Stamboll dhe Arabia Saudite ka konfirmuar se gazetari ka vdekur brenda në konsullatë. Burime të Al Jazeera kanë thënë se ai është helmuar me injeksion dhe më pas është bërë copë-copë nga një mjek saudit në prani të 15 agjentëve.

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori