E pandehura Suzana Zogëjani-Sekiraqa, e cila akuzohet se e kishte vrarë burrin e saj duke e goditur me sëpatë “të paktën 11 herë” në regjionin e qafës, ka dalë sërish para gjyqit.
Në Gjykatën e Prishtinës sot është mbajtur seanca e rigjykimit.
Ngjarja makabre pretendohet se ka ndodhur në Francë para pesë vitesh.
Për këtë rast, e pandehura ishte dënuar në vitin 2019 nga Gjykata e Prishtinës me 25 vjet burgim. Aktgjykimi ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme.
Por, Gjykata Kushtetuese kishte vlerësuar se këto instanca gjyqësore nuk kanë përmbushur detyrimin që ta mbronin interesin më të mirë të fëmijës në procedurën penale, duke e kthyer çështjen në rigjykim.
Ky vendim i Kushtetueses u mor nga Gresa Caka-Nimani – kryetare, Bajram Ljatifi zëvendëskryetar, dhe gjykatësit Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, Safet Hoxha, Radomir Laban, Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi dhe Enver Peci.
Pikërisht për mbrojtje të interesave të fëmijës dhe dëshmitarëve në procedurë, gjykatësi Avni Syla sot mori aktvendim me të cilin e mbylli seancën për publikun.
Vendimi erdhi pasi avokatja e të akuzuares, Kosovare Kelmendi, tha se që nga seanca e kaluar ka pasur pasoja të rënda pas publikimit të seancës dhe se ishte etiketuar edhe nga publiku.
“E kam të vështirë ta ushtroj profesionin tim, ngase njerëzit nuk e kuptojnë pozitën e mbrojtësit. Ne nuk e mbrojmë krimin, i mbrojmë interesat e të mbrojturit” – u shpreh ajo në seancë.
Kështu, meqë as prokurorja Bukurije Gjonbalaj nuk e kundërshtoi propozimin e avokates, u vendos që gjykimi ndaj të pandehurës të jetë i mbyllur për publikun.
Në këtë seancë nuk prezantuan Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, me arsyetimin se nuk kishin staf të mjaftueshëm për të marrë pjesë.
Historiku procedural i rastit
Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte gjetur fajtore Suzana Zogjani-Sekiraqën dhe e kishte dënuar me 25 vjet burgim për vrasje të rëndë.
Vendimi ishte marrë nga gjykatësi Beqir Kalludra kryetar, kurse anëtarë Shashivar Hoti dhe Lutfi Shala.
Në dënim i ishte llogaritur dhe koha e kaluar në paraburgim nga data 5 tetor 2018.
Ky dënim ishte vërtetuar nga Apeli më 3 korrik të vitit 2020, dhe nga Supremja më 20 maj të vitit 2021.
Gjykata Kushtetuese e ka kthyer këtë rast në rigjykim duke vlerësuar se Gjykata Themelore, Apeli dhe Supremja nuk i kishin përmbushur detyrimet e tyre ligjore për një “gjykim të drejtë dhe të paanshëm”.
Kolegji i gjyqtarëve të cilët vendosën në Apel janë Kreshnik Radoniçi kryetar, Xhevdet Abazi dhe Abdullah Ahmeti – anëtarë.
Gjykata Supreme ishte në përbërje nga Nesrin Lushta kryetar, Mejreme Memaj gjyqtare referuese dhe anëtar Rasim Rasimi, kur vendosi për kërkesën e ligjshmërisë nga e akuzuara Suzana.
Sipas Gjykatës Kushtetuese nuk është zbatuar Konventa për të Drejtat e Njeriut nga gjykatat e rregullta të lartpërmendura.
Sipas aktakuzës, më 21 nëntor 2018 rreth orës 8:30 në banesën e saj në qytetin Dole – Francë, ku ishin duke jetuar së bashku me të ndjerin, e pandehura Suzana Zogjani – Sekiraqa me dashje ka privuar nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj.
Ajo në gjykatë nuk e kishte pranuar fajësinë të përshkruar sipas prokurorisë, duke deklaruar se vrasjen e kishte kryer në vetëmbrojtje.
Në këtë proces gjyqësor aktualisht është duke vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve francezë përmes video-lidhjeve, me trup gjykues nga Avni Syla kryetar, Sulltane Hoti dhe Edita Çanta anëtarë, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje