I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e e vëllait të saj 15-vjeçar në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, 36-vjeçari Valon Aliu, u paraqit në seancën për caktimin e masës së sigurisë.
Në seancën e datës 13.04.2024, prokurori i Ferizajt, Valdet Avdiu, paraqiti dyshimet që janë ngritur për ngjarjen tragjike që ndodhi më 12.04.2024.Ai tha se ngjarja ka ndodhur në zyrën e njërës prej punëtoreve sociale në QPS Ferizaj.
Prokurori Avdiu tha se ndaj Valon Aliut ekziston dyshimi se me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar, duke e goditur me armë disa herë në kokë dhe duke plagosur në krah vëllain e të ndjerës.
Arma që u përdor në rast sipas prokurorit ishte pistoletë e tipit Zoraki m2906-T me kalibër 9 milimetër.
Arma është sekuestruar bashkë me një karikator të zbrazët. Në kallëzimin penal kundër të pandehurit Valon Aliu, ai po dyshohet për veprat penale – vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas kallëzimit penal që ka siguruar KALLXO.com, dëshmitare në këtë rast ka qenë punëtorja sociale Qëndresa Zymeri, e cila pos tjerash ka deklaruar se më 12.04.2024, rreth orës 14:40, në zyrën e saj në QPS, i pandehuri ka shtënë me armë disa herë në drejtim të të ndjerës, si dhe në drejtim të të dëmtuarit, vëllait të viktimës.
Edhe i dyshuari, në deklaratën e tij në polici ka thënë se brenda në zyre është takuar me të ndjerën, vëllain e saj dhe punëtoren e QPS-së. Sipas tij, aty ka filluar fjalosja dhe në një moment ka nxjerrë armën dhe fillimisht ka shtënë në drejtim të të ndjerës apo vëllait të saj pastaj sërish ka shtënë dy apo tri herë në drejtim të të ndjerës E.C dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Kurse sa i përket armës, të njëjtën e ka blerë në Ferizaj nga një klient dhe nuk ka pasur leje për armë.
I dyshuari Valon Aliu i ka 4 fëmijë, tre me një grua tjetër dhe një me të ndjerën. Viktima dhe i dyshuari ishin ndarë para 10 muajsh.
Rastit sipas të dyshuarit i paraprinë një mori problemesh siç theksoi ai në seancë në lidhje me djalin 1-vjeçar të cilin e kishin bashkë.
Një natë para se të ndodhte ngjarja, i dyshuari rrëfen se kishin pasur fjalosje me viktimën 21-vjeçare në rrjetin social “Instagram”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës