Javën që po lëmë pas vrasja e një 18 vjeçareje në Ferizaj ka tronditur vendin, ndërsa për këtë janë arrestuar dy persona, bashkëshorti i 18 vjeçares, Dardan Krivaqa dhe një i dyshuar tjetër, Arbër Sejdiu.
Të dy të dyshuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa në shenjë revolte në vend për dhunën dhe vrasjet e grave janë mbajtur një protestë në Ferizaj dhe një marsh në Prishtinë.
Po javën që po lëmë pas për shkak të rritjes enorme të numrit të të infektuarve me coronavirus janë paralajmëruar masa të reja, të cilat pritet të miratohen edhe nga Qeveria e Kosovës.
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marr disa vendime lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19.
Këto vendime kanë të bëjnë për krijimin e vendeve të punës, përkrahje për prodhuesit vendor, shtesat për fëmijët, ata që kanë humbur anëtarët e familjes nga COVID-19 dhe ndihmë për familjet me nevojë me kuponë ushqimor.
Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital dhe kishte thyerje të gjymtyrëve
Pasditen e së dielës, më 22 gusht 2021, para Qendrës së Emergjencës në Ferizaj, u la pa shenja jete 18-vjeçarja, Marigona Osmani, nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Të dy u arrestuan më vonë, njëri pas disa orëve e tjetri pas dy ditëve, në të njëjtën kohë kur qytetarë të shumtë po protestonin duke kërkuar dënimin maksimal për fajtorin.
Vrasja që tronditi Kosovën e më gjerë, po hetohet nga prokurorët e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Marigona Osmani dyshohet se u keqtrajtua fizikisht e psikikisht dy ditë me radhë, deri në vdekje.
Nazlije Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, ka thënë se në certifikatën e autopsisë përmendet qartë se në rastin e vrasjes së 18 vjeçares, ka të bëhet me poli-traumë.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.
Mbi 40 milionë euro nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike – përfitojnë prodhuesit vendor, ata që kanë humbur familjarët nga COVID-19 dhe personeli mjekësor
Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave ka marr disa vendime lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19.
Këto vendime kanë të bëjnë për krijimin e vendeve të punës, përkrahje për prodhuesit vendor, shtesat për fëmijët, ata që kanë humbur anëtarët e familjes nga COVID-19 dhe ndihmë për familjet me nevojë me kuponë ushqimor.
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, janë ndarë 15 milionë euro për masën që parasheh krijimin e vendeve të punës, 12 milionë euro për mbështetje për familjen, 10.43 për prodhuesit vendor dhe 2.7 milionë euro për shëndetësinë.
“Përmes masës 1 – Mbështetja e Punësimit synohet krijimi i vendeve të reja të punës, duke mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë punëkërkuesit. Nё zbatim tё kësaj mase janë ndarë mjete nё vlerё prej 15 milionё euro për masën 1.1 – rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; masën 1.2 – mbështetja për të punësuarit e formalizuar; dhe masën 1.3 – mbështetja e punësimit të grave”, ka njoftuar Ministria e Financave, shkruan Telegrafi.
Vlen tё theksohet se afati i aplikimit për masën 1.1, 1.2 dhe 1.3 bёhet nё mёnyrё elektronike përmes platformës EDI tё ATK-sё dhe do të jetë i hapur deri më 15 tetor 2021.
Mё tutje, nё zbatim tё masës 2.1 – Subvencionimi i Kredive Investive, Qeveria ka ndarë 10.43 milionё euro për subvencionimin e kredive investuese të bizneseve prodhuese e përpunuese.
Këto mjete janë siguruar nga emetimi i “Bonove të Diasporës”, instrument financimi ky që ka pasur për qëllim kanalizimin e kapitalit të diasporës drejt investimeve për ndërtimin dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Pёr masёn e tretë, që parasheh mbështetjen e familjes janё ndarё mjete financiare në shumën prej 12 milionë euro.
“Masa 3.1 – mbështetja për familjet që kanë humbur familjarin, masёn 3.4 – kuponë ushqimi për familjet në nevojë dhe masёn 3.5 – pagesa për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Përgjithësisht, Masa 3 paraqet një hap jetik në përpjekjet tona për zbutjen e varfërisë, si dhe ndihmën ndaj familjeve që kanë humbur më të dashurit në luftën me virusin COVID-19″, vijon njoftimi.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati duke filluar nga ky vit do të nisë shpërndarja e shtesave për fëmijët dhe mbështetja për lehonat.
“Duke filluar nga ky vit, diçka që është planifikuar në vitin e ardhshëm por për shkak të performancës më të mirë buxhetore, ku është siguruar kjo shumë, mund të fillojmë ta zbatojmë edhe para datës që ishte planifikuar. Nga ky vit do të fillojmë me moshat 0-2 vjeç, ku çdo gjashtë muaj do të kemi shtesë të viteve të fëmijëve, duke arritur në vitin 2023 kur përmbushet mosha 16-vjecare”, ka njoftuar Murati, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu janë ndarë 2.7 milionë euro për pagesa shtesë për personelin mjekësor.
Ministri Murati në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ka thënë se kjo ndarje është për muajt gusht, shtator dhe tetor.
“Marrë parasysh situatën aktuale në sistemin shëndetësor, ne kemi marr vendim ndarjen e mjeteve shtesë për alokimin për ndihmë për stafin e përkohshëm prej 1,116 persona dhe marr parasysh ngarkesën e stafit ekzistues, është marr vendim e një pagese shtesë prej 10 për qind, por jo më pak se 60 euro, për tre muajt e ardhshëm, pra gusht, shtator, tetor”, ka thënë Murati.
Masat e reja antiCOVID që pritet të merren nga Qeveria: Kthehet ora policore, shtyhet viti i ri shkollor
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me masat e reja anti0COVID, që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës.
Ibrahimi theksoi se komunat kanë pasur tri kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me menaxhimin e pandemisë.
“Kërkesë e AKK-së ishte të shtohen inspektimet në nivel komune dhe të ketë më shumë qendra për vaksinim, por kjo po varet edhe nga numri i vaksinave që ka Kosova në dispozicion. Po ashtu kërkuam që rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal”, theksoi Ibrahimi në një deklaratë për Telegrafin pas takimit me ministrin Vitia.
Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:
Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.
Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.
Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.
Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116.
Do të realizohen deri 92 për qind kërkesat e komunave për furnizim me barna esenciale.
Po ashtu, Kosova do të furnizohet me rreth 470 mijë vaksina nga COVAX gjatë javës së parë të shtatorit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!