LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 14 vjeçarit në Prishtinë, Haxhiu: Tronditës fakti që e humbëm një të mitur pranë ambienteve të shkollës

Vrasja e 14 vjeçarit në Prishtinë, Haxhiu: Tronditës fakti që e humbëm një të mitur pranë ambienteve të shkollës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur lajm të trishtë vrasjen e 14 vjeçarit në Prishtinë, duke thënë se është tronditës fakti që tashmë kemi humbur një të mitur pranë ambienteve të shkollës.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se institucionet tona duhet edhe më tej ta rrisin efikasitetin në të gjitha drejtimet, nga njëra anë duhet të veprojnë organet e rendit, e në anën tjetër duhet forcuar institucionet arsimore.

Postimi i plotë i Haxhiut:


“Lajm i trishtë vrasja e nxënësit 14 vjeçar në Prishtinë.

Ndaj dhimbjen me familjen për humbjen e më të dashurit të tyre.

Është tronditës fakti që tashmë kemi humbur një të mitur pranë ambienteve të shkollës.

Fëmijët tanë duhet të kenë siguri të plotë, që madje as aksidentalisht të mos iu ndodhin të tilla ngjarje.

Institucionet tona duhet edhe më tej të rrisin efikasitetin në të gjitha drejtimet. Nga njëra anë duhet të veprojnë organet e rendit, e në anën tjetër duhet forcuar institucionet arsimore.

Bashkërisht, si shoqëri kemi për obligim ndërgjegjësimin ndër breza për të përbashkëtën, për vendin ku jetojmë e veprojmë, për institucionet e mbi të gjitha për njëri-tjetrin.

Organet përgjegjëse kanë për obligim të dyfishtë, që përmes mekanizmave që posedojmë t’iu ofrojmë sa më shumë qytetarëve mbështetje dhe shërbim në mënyrë që vendi ynë të mundësojë një ambient të shëndetshëm, për të gjithë dhe pa dallim.

Si nënë, ndaj shqetësimin e plotë me të gjithë prindërit, duke kërkuar të shtojmë kujdesin dhe edukimin ndaj fëmijëve.

Të gjithë sipas rolit e përgjegjësisë duhet të kujdesemi për ta. Duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Duhet të kujdesemi për të gjithë“, ka shkruar Haxhiu.

Vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë, prokuroria nis hetimet për zbardhjen e plotë të rastit
Lexo po ashtu Vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë, prokuroria nis hetimet për zbardhjen e plotë të rastit

Një 14 vjeçar ka humbur jetën, pasi i njëjti është therur me thikë të martën në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Prokuroria ka bërë të ditur për Telegrafin se në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori