Buzz është qeni i një shtëpie në Aberdeen të Skocisë, që vrapoi sikur qentë tjerë, që i shihte në televizion teksa bënin garë.
Duke qëndruar më të dy këmbët lartë, kafsha shkonte në anë të ndryshme duke dashur të bëhej pjesë e garës, ndërsa filloi të lehë kur gjithçka përfundoi, transmeton Telegrafi.
“I shikon këto gara për afro një vit, nuk e di nëse është tifoz, apo dëshiron të bëhet pjesë e garave” ka shkruar pronari i qenit.
Shikuesit e pamjeve të shpërndara, i sugjeruan që ta dërgojë qenin të bëhet pjesë e garave të ngjashme, meqenëse i pëlqejnë kaq shumë. /Telegrafi/