Vrapimi i Bales ndaj Sociedadit lë prapa atë të Semedos me 32 km/h në debutim me Barçën (Video)

Anoeta është territori i Gareth Bales, e themi këtë pasi uellsiani ka shënuar gjashtë gola në pesë udhëtimet e tij në stadiumin e Real Sociedadit.
I fundit ishte mbrëmë në fitoren e Real Madridit me rezultat 1-3, ky anësori shënoi golin e fundit.
Goli erdhi pas një pasimi të bukur nga Isco dhe vrapimit fantastik nga Bale prej 73 metrash.
Tashmë mediat kanë matur edhe shpejtësinë e ish-yllit të Tottenhamit dhe ajo është 35 kilometra në orë.
Pra më i shpejt se ai i Semedos në debutim me Barcelonën, i cili ishte 32 km/h. /Telegrafi/
Vrapimi i Bales:
Vrapimi i Semedos:

Nga
Telegrafi
18/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































