Për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar, policia ka gjobitur një shofer me 300 euro.

Po ashtu, i janë hequr tri pikë dhe tre muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.


Sipas policisë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 234 km/h.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Telegrafi.