LAJMI I FUNDIT:

Voziti 130 km/h në zonën e shpejtësisë 50, dënohet me 500 euro gjobë, pesë pikë negative dhe 1 vit ndalim i vozitjes

Voziti 130 km/h në zonën e shpejtësisë 50, dënohet me 500 euro gjobë, pesë pikë negative dhe 1 vit ndalim i vozitjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar kundërvajtësin i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 130 km/h në zonën e Vushtrrisë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti.

“Gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 130 km/h  në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.


Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori