Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i ka bërë thirrje Grupit Parlamentar të Listës Serbe të marrë pjesë në seancën plenare për miratimin e pakos së Ligjeve për FSK-në, të cilat i mundësojnë FSK-së shndërrimin e saj në ushtri.
KDI konsideron se pjesëmarrja e Listës Serbe në këtë seancë parlamentare do të jetë në funksion të integrimit dhe zhvillimit të vlerave demokratike të shoqërisë së Kosovës.
“Kuvendi është institucioni përfaqësues ku duhet të zhvillohen të gjitha diskutimet rreth çështjeve që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve të Kosovës. Andaj, është e rëndësishme që edhe deputetët e grupit parlamentar të Listës Serbe të përfshihen në këtë proces tejet të rëndësishëm për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në ftesën dërguar GP të Listës Serbe.
Deri më tani transformimi i FSK-së ka marrë mbështetjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës, të cilët kanë kontribuar që ky proces të jetë gjithë përfshirës, derisa Lista Serbe është shprehur kundër.
Ndryshe, pakoja e ligjeve të FSK-së, garanton përfshirjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, duke mos u bazuar në ndarje etnike.
FSK-ja si forcë ushtarake multi-etnike profesionale ka për detyrë të mbrojë integritetin territorial të vendit dhe të gjithë qytetarët e saj. Me miratimin e ligjeve për transformim të FSK-së, Kosova do të avancojë dhe do të kontribuojë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes jo vetëm brenda por dhe në rajon e me gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!