Të dielën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Tiranës me vetura zyrtare, edhe pse nuk ishte një udhëtim zyrtar.
Kurti, që ka shtetësi të dyfishtë, shkoi atje për të shfrytëzuar të drejtën e votës dhe për të mbështetur tre kandidatë të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, të cilët i ka përkrahur edhe gjatë fushatës zgjedhore në Shqipëri.
Të tre këta anëtarë të partisë së Kurtit, kandiduan si kandidatë të pavarur në këto zgjedhje.
Vota e Kurtit nuk ndikoi shumë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, por ngjalli shumë reagime.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka quajtur të “papranueshëm” votimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Nuk e kuptoj se çfarë është kjo. Në njërën anë, të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrjen nga Serbia apo nga vet presidenti, Aleksandar Vuçiq, por në anën tjetër, kryeministri i Kosovës madje voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën për mua”, ka shkruar von Cramon në rrjetin social, Twitter.
Analisti politik në Kosovë, Imer Mushkolaj, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk do të kishte problem nëse kryeministri Kurti do të votonte në Shqipëri si një qytetar që e ka shtetësinë e Shqipërisë.
Por, problematike sipas tij është se ai ka shkuar atje të votojë si kryeministër i Kosovës.
Sipas tij, kryeministri Kurti ka treguar papërgjegjshmëri politike karshi qytetarëve të Kosovës, të cilët e kanë zgjedhur që ai të punojë në Kosovë, mirëpo ai ka ndërhyrë në procesin zgjedhor në Shqipëri.
“Është ndërhyrje, vetë ideja se është themeluar si një degë e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe logjikshëm është ndërhyrje në proces, duke pasur parasysh gjithnjë që Shqipëria është një shtet i pavarur, që funksionon bazuar në ligjet dhe në Kushtetutën e vet dhe përpjekja për të interferuar apo ndërhyrë atje, nëpërmjet krijimit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka si të quhet ndryshe, përveç ndërhyrje”, tha Mushkolaj.
Mushkolaj tha se secila parti politike mund të krijojë degë në një shtet tjetër, ligjërisht nuk është e pamundur, është e lejueshme, por duke pasur para sysh së bëhet fjalë për kryeministrin e një vendi të pavarur dhe sovran, siç është Kosova, sipas Mushkolajt, kjo qasje karshi një shteti tjetër sovran, shteti fqinj siç është Shqipëria, është thjesht problematike.
Sipas tij, votimi i Kurtit është përpjekje që të tregojë fuqi edhe në Shqipëri.
“Pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri e dërgon edhe si një mesazh, në radhë të parë për bashkësinë ndërkombëtare, me idenë se megjithatë është në gjendje që të marrë pjesë edhe në zgjedhjet në Shqipëri. Është edhe një mesazh për votuesit e vet se nuk ka hequr dorë nga ideja e bashkimit kombëtar, pavarësisht se të paktën në dy palë zgjedhjet e fundit, nuk e ka përfshirë në program si çështje prioritare”, tha Mushkolaj.
Ndryshe nga analisti Mushkolaj, mendojnë qytetarët Feim Buzaku dhe Fehmi Mema.
“Ai (Kurti) është shtetas i Shqipërisë. Unë nuk kam mundur sepse nuk jam shtetas i Shqipërisë. Ai është dhe ka të drejtë të votojë. Nuk është vend tjetër, është vendi jonë. Ai do të jetë ndoshta shumë shpejt kryeministër edhe andej edhe këndej”, tha Buzaku.
“Unë mendoj që të mos votojë vetëm Albin Kurti, por krejt Kosova dhe Shqipëria të votojnë për një. Kjo është dëshira ime”, tha Mema.
Qeveria e Kosovës: Kryeministri Kurti shfrytëzoi të drejtën e tij
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti ka shfrytëzuar një të drejtë demokratike sikurse është e drejta për të votuar, e cila i takon që nga koha kur ai është pajisur me pasaportë shqiptare.
“Për kryeministrin Kurti, Shqipëria mban një vend të veçantë. Bindjet e tij për raportin në mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të njohura. E kritikat për të duken që në thelb ta kenë bindjen e tij, e jo aq veprimin e djeshëm, pasi shumë qytetarë me të drejtë vote nga Republika e Kosovës kanë votuar dje në Shqipëri”, tha Kryeziu.
“Kryeministri është edhe qytetar. Po të ishte e mundur të ndahej kryeministri nga qytetari, do ta bënim. Proceduralisht, kryeministri Kurti me shumë dëshirë do të votonte në këto zgjedhje si qytetar privat, por një gjë e tillë pamundësohet nga protokollet e sigurisë”, shtoi ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe anëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, u kritikuan edhe pjesëmarrjen e tyre në fushatën zgjedhore në Shqipëri.
Përveç kryeministrit Kurti, edhe zyrtarë të partisë së tij dhe partive të tjera në Kosovë, kanë pasaporta të Shqipërisë.
Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite në Bruksel, ka komentuar votimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, duke thënë se Kurti “po mburret se ka votuar në Shqipëri, që do të thotë, se ata de fakto duan të thonë se nuk ka rëndësi a je në Tiranë apo në Prishtinë sepse ky është një shtet”.
Ndryshe, në rajon, edhe Milorad Dodik, anëtar serb i presidencës treanëtarëshe në Bosnje e Hercegovinës voton në zgjedhjet në Serbi.
Njëjtë edhe deputeti i Parlamentit të Bosnjë e Hercegovinës, Dragan Çoviç, shfrytëzon të drejtën për të votuar në Kroaci. Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk ka garuar me partitë e veta në këto shtete. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës