Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve tashmë është duke arritur materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat e Kosovës, dhe deri në fund të ditës pritet që i gjithë ai material të arrij në këtë qendër.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i cili tha se aktualisht në QNR është duke u bërë edhe skanimi i listave përfundimtare të votuesve në vendvotime.
“Aktualisht jemi në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke u bërë pranimi i materialit të ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha vendvotimet e Kosovës ku është mbajtur procesi zgjedhor. Shumë prej komunave tashmë kanë përfunduar dorëzimin e këtij materiali, ndërkaq kanë mbetur edhe të tjera dhe po besojmë që gjatë ditës së sotme do arrijmë të gjithë materialin e ndjeshëm zgjedhor. Krahas pranimit të këtij materiali po bëhet edhe skanimi i listave përfundimtare të votuesve nga vendvotimet, ky proces është i domosdoshëm para se të nisim një fazë të më vonshme dhe numërimin e votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta”, u shpreh Elezi.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet që brenda disa ditëve të nis numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat që kanë arritur përmes postës.
“Sa i takon kohës se kur do fillojë numërimi i votave me kusht, i votave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës ne varemi nga procedura dhe dinamika e punëve që zhvillohen këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por shpresojmë se brenda pak ditësh do të arrijmë të gjitha këto punë në mënyrë që të fillojmë edhe numërimin të këtyre kategorive dhe votave jashtë vendit”, u shpreh zëdhënësi i KQZ-së.
Sipas Valmir Elezit aktualisht KQZ nuk i ka të dhënat se sa persona me nevoja të veçanta e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar, apo sa është numri i votave me kusht, por që sipas tij këto të dhëna do bëhen të ditura pasi të mbaroj procedura e pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat votuese në Kosovë.
Elezi tha se 2785 persona kanë qenë të regjistruar si persona me nevoja të veçanta, ndërsa Komisionit Qendror Zgjedhor ka pranuar 16 mijë pako të supozuara me fletëvotime.
“Sa i përket votave me kusht të cilat janë hedhur gjatë ditës së djeshme në vendvotimin e dyfishtë ne do ta dimë pasi të pranojmë të gjithë materialin e ndjeshëm zgjedhor dhe do kemi statistika për secilin komunë veç e veç. Sa i përket votave nga personat me nevoja të veçanta i cili zhvillohet si proces jashtë qendrave të votimit ku KQZ dërgon ekipet mobile për tu mundësuar qytetarëve që nuk mund të shkojnë në vendvotime për të votuar gjithashtu nuk i kemi të dhënat se sa është shfrytëzuar kjo mundësi, ne kemi të dhëna vetëm sa është numri i personave të regjistruar që kanë kërkuar këtë mënyrë të votimit”, tha ai.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi u shpreh optimist se brenda ditës së sotme do të përfundoi edhe publikimi i rezultateve preliminare të zgjedhjeve të djeshme ku deri më tani në web faqe janë publikuar vetëm 97 përqind e vendvotimeve.
Derisa thotë se deri shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetorit varet nga procedura dhe dinamika e punëve në QNR.
Elezi: Shpallja e rezultateve përfundimtare varet nga procedrua dhe dinamika e punëve të QNR-së
“Sa i përket çështjes se kur KQZ do shpall rezultatet përfundimtare ne varemi nga procedurat dhe dinamika e punëve t cilat zhvillohen këtu në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Nuk duam të japim ndonjë afat kohor sepse krejtësisht kjo varet prej këto procedura dhe punët që zhvillohen këtu. Po shpresojmë që sa më shpejt që është e mundur të arrijmë që të shpallim rezultatet përfundimtare”, tha Elezi.
Aktualisht nga 97 përqind e votave të numëruara Lëvizja Vetëvendosje po prin me 200 mijë e 374 vota ose 25.60 për qind. LDK është në pozitën e dytë me 194 mijë e 778 vota ose 24.88 përqind, PDK radhitet në vendin e tretë me 164 mijë e 930 vota ose 21.07 përqind, e katërta koalicioni AAK-PSD me 90 mijë e 280 vota ose 11. 53 përqind, Lista Serbe ka marr 52 mijë e 529 vota ose 6.71 përqind ndërsa subjektet tjera mbi 10 përqind të votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numri i qytetarëve më të drejtë vote që kanë votuar është 812.049 apo përkthyer në përqindje 44.18 përqind.
Ndryshe, qytetarët patën mundësi të zgjedhin në mesin e 25 subjekteve politike dhe me mbi 1000 kandidatë për deputetë të cilët për dhjetë ditë gjatë fushatës zgjedhore shpalosën programin e tyre./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA
Heroi i Barcelonës u sulmua në tunelin e stadiumit të Benficës, u desh ndërhyrja e policisë
Xum Allushi pas eliminimit nga gara e Big Brother: S’mund të isha një Johnny Depp shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!